Humb jetën nga Covid-19 gazetari i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena, pas infektimit me Covid-19. Raportohet se prej një muaji, ai ishte i shtruar në “Sanatorium”.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale. “Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi”, shprehet një prej tyre.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

tani 2