Basha-Ramës: Je një aktor i dështuar! E dinë të gjithë se si ndërrove banditët e vdekur me banditë të gjallë në 2003…

PËRGJIGJA E DYTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PËR RAMËN NË KUVEND

Po të mos ishe njeriu që ke në dorë, fatkeqësisht buxhetin e shtetit, fatet e vendit me thënë të drejtën nuk do të aktroje dot as sa një aktor i dështuar shfaqjesh në kopshte fëmijësh. Kaq mjerueshëm ka zbritur niveli yt i intelektit, i argumentit dhe i përballjes. Por sigurisht kjo nuk është një foltore për përballje personale. Kjo është një foltore që ti të japësh llogari përpara shqiptarëve edhe ngaqë ti nuk jep dot llogari para shqiptarëve rrëshket në këtë lloj llogoreje siç the zotrote sepse mendon se kështu shqiptarët do ta shtyjnë edhe një ditë pa bukë me fatura të shtrenjta, me pasiguri për fëmijët duke parë teatrin e shëmtuar 30-vjeçar. Dhe për këtë po të them edhe njëherë je kapur me thonj pas foltores. Dhe pjesën më të keqe të këtyre 30 viteve nuk ka njeri tjetër ta ketë përvetësuar e ta ketë kthyer në formën më të shëmtuar e më neveritëse të retorikës se sa ti.

Prapë gjërave kryesore jo vetëm që nuk u dhe përgjigje, por mashtrove me pacipësi njësoj si herën e kaluar. Vjen këtu dhe flet për taksë karboni. Po këtë bën për budalla ti, shqiptarët? Kush të foli ty për taksë karboni? Sa herë të kam thënë nga kjo foltore, kush e rriti me 100 lekë plus 20 TVSH në janar të 2014-ës çmimin e naftës dhe benzinës në  Shqipëri, unë apo ti? Kush e rriti edhe me 120 lekë të tjera 1 vit më vonë? 240 lekë për litër sot shqiptarët, jo taksë karboni jo, taksa e rritur e qarkullimit? Kush ia shtoi? 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortakët e tu. Sepse siç të thashë herën e kaluar shëndetësinë e ke futur në gropë, njerëzit i le në çadra dhe u dhe vetëm javën para zgjedhjeve 85 herë më shumë seç u dhe pjesën tjetër të kohës. Shkollat nuk i hap sepse “Naim Frashërin” ta thashë në Durrës e ke fshirë sepse do të pastrosh lekët e Gjushit dhe të Çelës me qendër tregtare.

Po kujt i flet ti për taksë karboni? Si karboni i zi është vetëm mashtrimi yt, gënjeshtra jote. Prandaj them që je në ajër, ke kohë që je në ajër. Ti që flet për kilometrat që bën dhe shtëpitë ku futesh. Ti futesh për të nxjerrë vetëm atë ‘blipin’ në rrjetet sociale dhe pastaj nuk mban mend as emrin e gjynahqarit. Siç mashtrove  djalin e vogël që e çove tek Ronaldo dhe pastaj e le aty ku e le. U kujtove vetëm kur ta denoncoi opozita. Sepse s’ke faj, je në ajër. Je në ajër në të gjitha kuptimet. Edhe kur bie flaka ti merr helikopterin e vetëm të ushtrisë dhe i shikon zjarret nga ajri. Është kështu apo jo? Apo edhe këtë ta sajova unë? Ti padiskutim ke bërë betejat e tua.

Ti ke ardhur apo të kanë sjellë nga Parisi siç thoshte ai që të ka sjellë nga Parisi ke bërë betejat e tua, siç thonë shokët e tu, sot kritikët më të mëdhenj qëkur je ulur në karrigen e ministrit të Kulturës. E ke lidhur aleancën me krimin me bashkinë e Tiranës, ta dinë të gjithë, t’i njohin të gjithë se cilat banda fute në 2000-in. Se si e nise traditën e kthimit të kryeqytetit në lavatriçe të pastrimit të parave. Se si kërciste anti-tanku në mes të rrugës dhe ti dilje në mbrëmje nëpër festa sikur s’kishte ndodhur asgjë. Se si ndërrove banditët e vdekur me banditë të gjallë për 2003-shin dhe të gjitha me radhë deri në 2011-ën. Aty u duk sikur u stopove, por për fatin e keq të shqiptarëve dhe për fatin e keq të Partisë Socialiste, shumicës dërrmuese të socialistëve u riktheve si drakula në një vend që sot në çdo indikator është më keq se ku ishte para 8 vjetësh.

Ndërsa unë s’ka gjetur asgjë gati. Përveç tigrit në zonën time elektorale që s’kishte fituar që në ‘92-shin nga PD-ja që e kishte shtruar fushatën në të gjitha aspektet me buxhet të pakufizuar dhe prapë se prapë kur humbi tha që ia vodha zgjedhjet unë. 6 muaj në Shqipëri, i kthyer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe studimet në Holandë i vodha zgjedhjet tigrit. E di unë që të dhemb 2009-ta dhe më shumë se 2005-sa. Të dhembin ata 7 deputetë të Elbasanit që të mohuan delirin tënd të pushtetit një-partiak. Për të mos thënë pastaj kur të hoqa bankomatin në 2011-ën se ti nuk kishe bashki, ti kishe bankomat. Se po të kishe bashki ti e kishe mbyllë të paktën gropën Hajdin Sejdisë. Se ngaqë s’e mbylle 11 vjet kryetar bashkie të gjithë qytetarët mbyllnin hundën sa herë kalonin në qendër të qytetit. Ti punëtor i madh që s’të zë gjumi. Që s’të zë unë e besoj, por s’të zë për arsye të tjera dhe në ato ke të drejtë, duhet t’ia lëmë fjalën mjekëve të flasin më mirë se unë.

Kështu pra, megjithëse ja paske kërcit, pasi i the fjalët, si burrë i madh, i fortë dhe trim që je dhe s’ke ndenjur të dëgjosh të vërtetat, këto janë të vërtetat, por e vërteta e të vërtetave është që sot ti po bën gati të vjedhësh prapë shqiptarët me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por është krizë korrupsioni, sepse je ti që në këtë kohë po paguan 12 milionë euro më shumë për tunelin e Llogarasë, je ti që në këtë kohë kë blerë 10 milionë euro më shumë energjinë se sa bursa, je ti dhe vetëm ti që në këtë kohë kë tenderuar lotët e Unazës së Tiranës merr dhjetëra milionë euro më shumë sesa oferat tjetër më e ulët. Është hajdutëria dhe babëzia jote që vazhdon e vazhdon të gërryejë financat e shtetit. Është mungesa e ndëshkueshmërisë që shkatërron moralin edhe të nënpunësit më të fundit në një shtet të rënë dhe të kapur nga korrupsioni, siç e thotë bota dhe nuk e thotë opozita, nuk e thotë Partia Demokratike, nuk e them unë.

Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni. Departamenti Amerikan i Shtetit ta ka thënë të zezë mbi të bardhë, je vendi më i korruptuar në rajon, nuk është ndonjë histori e bukur për të qenë kur vjen fjala për korrupsionin . Pra me dy fjalë, mjerimi dhe varfëria vijnë prej teje dhe korrupsionit tënd. Ah ke të drejtë, për diçka ke të drejtë, edhe më 25 prill me banditë, me shkrirjen e shtetit me partinë, siç e thotë raporti i ODIHR, jo unë, me patronazhistët që janë sigurimi i ri i shtetit, me të vetmin ndryshim që i pret një fat ndryshe nga ish-Sigurimi i Shtetit. Sado zemër t’i japësh ti, o do të tërhiqen o do t’i gjejë belaja, kudo ku janë. Edhe në gjykata, po dhe në rrugë, edhe në lagje, do t’i gjej belaja, se këtu nuk do të instalohet më Sigurimi i Shtetit.

Edhe me paratë e tërmetit për vota, legalizimet për vota, shpërdorimin e fatkeqësisë më të madhe të shqiptarëve, pandemisë, me tendera sekret dhe vjedhje dhe përdorimin e këtyre parave për vota. Me të gjitha këto, prapë se prapë nuk ja dole. Nuk ja dole përveçse të zgjasësh edhe disa “blipa” të tjerë, jetën e kësaj fatkeqësie kombëtare që ti e quan qeveri dhe shqiptarët e quajnë lemeri. Ne jemi këtu më shumë dhe më të fortë.  Jo aty ku do ishim me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve, si e vetmja forcë politike me një program, se ti ke 8 vite që nuk e di se çfarë është programi, por jemi këtu për të bërë detyrën tonë, për të kthyer një orë e më parë vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit. Dhe për të çuar ty, bashkë me llumin e tranzicionit 30-vjeçarë aty ku e ke vendin.

Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrejë dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, i cili për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon. Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjithë shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri.