Ballina Politikë Basha i përgjigjet Ramës: Mos guxo as ti as langot e tu...

Basha i përgjigjet Ramës: Mos guxo as ti as langot e tu të provokojnë opozitën! Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi me Sali Berishën!

PËRGJIGJJA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PËR KRYEMINISTRIN NË KUVEND

Ata pak studentë të psikologjisë që mund ta kenë ndjekur fjalën, e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet projektimi, e ka mendjen tek dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain për të cilat ia ka kaluar në të gjitha drejtimet e këqija. Si është afruar asnjëherë në gjërat e mira që ai ka bërë për këtë vend.

Por çfarë ka pasur të këqija dhe vese i ka pasur 500 herë më të mëdha. Por para se t’i kthehem asaj dua të them dy gjëra fare qartë. Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veçse vetja ime, por të jeni të sigurt që jam vetja ime kur ju them jo vetëm atë që ju thash por më shumë se aq, se guxoni të vini në këtë foltore e të vini të na bëni moral ne, opozitës të Shqipërisë, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e Shqiptarëve për ndryshim, ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve që ka njohur ky vend 30 vite.

Jua thashë dhe një herë, ne jemi në këtë sallë për një arsye, për tw kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, përndryshe ky është një kotec krimi dhe korrupsioni, që po të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do ishin në hekura sot. Pra mos guxo as ti as langot e tu të provokojnë opozitën. Mirëmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, siç nuk ke dëgjuar asnjëherë, se prej ditës time të parë në politikë je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj dhe s’ke faj sepse sa herë më sheh të del para syve ora e rërës.

Po, po por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit. Kështu që nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, siç e njeh një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre me të cilët darkon e drekon, kriminelët e kam fjalën, qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish ministrin e brendshëm që ndryshe nga ministri yt i brendshëm i tanishëm, i mëparshëm e i mëparshëm, ju tregonte vendin, nuk bënte pazare me ta. Në qoftë se nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen kësaj opozite, se kjo është pasuria e vendit, kjo është shpresa e vendit, kjo është shpresa edhe për atë pjesë të këtyre këtu shumë të vogël dhe të atyre socialistëve jashtë kësaj salle që mezi presin t’iu heqin qafe ju që e mbani veten për sheikë të përjetshëm.

Kjo është e para, e dyta të gjithë mund të jemi prindër më të mirë, në veçanti ne politikanët, unë kam një borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi dhe jam gati të marr leksione prindërie nga çdokush në Shqipëri përveç teje, jo prej teje. Tani të vijomë tek halli, halli im o Edi Rama janë shqiptarët, por ty kaq ta ka prerë që në ditën e parë që je futur në politikë e kështu do ta presë deri ditën e fundit që je në politikë. Ti hallet i mat me kutin tënd, halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit, ti këtë e di shumë mirë, e dije para 25 prillit, e di pas 25 prillit.

Doje të digjje prap vajin tetë vjeçar, ja që se djeg dot më vajin tetë vjeçar. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur shqiptarëve. Kështu që ke vendosur sa herë që përmende foltoren këtu, dhjetë herë?! Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty, nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë.

Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak, nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi ti greposh e ti gradosh për ti hedhur kundër opozitës? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota.

Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet. Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson.

Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë strategjikë duke shkuar javë për javë duke u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni. Mbushen sarajet dhe zyrat e tua me prokurorë që të vijnë natën që mos shkarkohen nga vetingu. Po ti mos kujto se këto i di vetëm unë. Edhe këtë vaji i kandilit ka mbaruar.

Edhe perëndimorët e kanë kuptuar që bëre sikur ndërtove hierhimën e drejtësisë, por e ke pa ashensor, pa elektricitet, pa sistem hidraulik, të papërdorshëm. Nga jashtë duket bukur që ta shesësh ti në ato panairet e kotësive ku shkon me atlete. Por nga brenda të gjithë e kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i mundshëm për Reformën në Drejtësi e cila aktualisht është në koma të thellë pikërisht prej teje. Tani para se të kthehem tek rrenat e tua për energjinë dhe krizën e korrupsionit që po han shpirtin e nënave që nuk shtrojnë dot një drekë apo një darkë normale, që po u ul kokën baballarëve para fëmijëve të tyre, por ti s’do t’ia dish për këto. Që ia ka ngushtuar lakun deri në fyt sipërmarrjes shqiptare.

Dua të them fare qartë se në fushën e ligjeve të drejtësisë jo vetëm që nuk merr vesh asgjë, por je rrethuar nga injoranca. Injorantë totale, e frikshme, sovjetike. E kotë të të shpjegoj ty, e dinë studentët e viti të parë shyqyr zotit. Po ku detyrim më të madh të shtetit se sa të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut? Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Beketin sot.

Ti që ke marrëdhënie të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainë në të gjithë Europën Perëndimore. Arrestoje Beketin, por nga ana tjetër ti je i dënuar me vendim që ti nuk e fsheh dot nga ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston. Bashkë me interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që thotë është në kërkim. Është në kërkim, merre arrestoje. Por kësaj si do ia bësh? Sepse Eurocontrol ka filluar t’ua marrë paratë shqiptarëve, Albcontrol-it. Madje ka informacione që na kanë zënë edhe pronat në Bruksel për të paguar këtë që është në kërkim.

Ky që është në kërkim arrestoje pra. Megjithëse me këta në kërkim nuk ke ndonjë rekord të mirë ti se Zaganin e çove në kërkim dhe mbrojte Saimir Tahirin. Kjo është qeveria jote. Zagani në kërkim Saimir Tahiri në dhomën e gjelbër në Shtëpinë e Bardhë, ky je ti. Ia ule kokën edhe presidentin Obama. E more kryetrafikantin e çove në Shtëpinë e Bardhë. Por prapë po të them, ai vaji i kandilit ka marrë fund. Ta kanë marrë vesh. S’ka thes që të shpëton më me vulë shqiptare, turke apo serbe që çon në Washington për të paguar lobistë.

Tani të kthehemi pak tek çështja kryesore. Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e çoi nga 7.2 në 9.4 lek? Unë e çova? Kush e çoi në 2014-ën apo 2015-ën? Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama? Dikë këtu e detyroi që të firmoste VKM-të se kishe frikë se shkoje në burg dhe detyroje atë të firmoste VKM-të ditën dhe shante qeverinë natën. Të dilet ë gënjente. Kujt t’i djegë lë të qeshë. Doli tha është taksa që ka vendosur PD-ja. Jo more jo. Transferimi i taksës së qarkullimit në taksën e karburantit ishte 7 lekë bashkë me TVSH-në 8.4. Kush ia shtoi 240 lekë karburantit? Ishte 8.4, kush ia shtoi? Ky këtu. Prandaj karburanti edhe javën e kaluar se tani nuk e kemi kontrolluar ishte më i shtrenjtë se në Austri, prej këtij këtu.

Qetësohu mo qetësohu, kaq shumë të dogji mo burrë? S’të detyrova unë të firmosje VKM-të. Kur të thërrasi SPAK-u thuaj më detyroi ai. SPAK-u me dhëmbë jo ky me protezë, por do të vijë edhe ai se ndalni dot gjatë pa merak. Tani këto çmime prekin 650 mijë familje. E di ti çfarë do të thotë një familje që s’paguan dot faturën e energjisë? Apo s’ta vërshëllen fare ty? Po 2 familje? Po një lagje? Po 650 mijë familje që nuk paguajnë dot energjinë e rritur nga ty e di se çfarë do të thotë? Ti, lideri global i satelitëve në vendin ku njerëzit blejnë gjysmë buke, dy karota dhe dy qepë. A nuk je ti që ke 12 jetë kryefamiljarësh në ndërgjegje sepse kanë vrarë jetën në qeli kur i ke plasur brenda për energjinë elektrike?

1 mijë të tjerë i ke futur në burg, 400 mijë të tjerë kanë kaluar të paktën 1 natë në komisariat. Në cilin vend tjetër ka ndodhur kjo? Sado të përdridhesh dhe spërdridhesh këtu faktet janë ato që janë. Faktet janë se ti je përgjegjësi për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm 3 tenderët e fundit. Shiko çmimin e bursës dhe sa i ke blerë. Ku i ke faktet? I kemi publikuar 3 herë vetëm 5 ditët e fundit. I ka parë e gjithë Shqipëria vetëm ti refuzon t’i shohësh sepse ti jeton në gënjeshtrën tënd. Rrena, propagandë, luks dhe terror ndaj të varfërve. Kjo është bota jone ndaj nuk ke veshë të dëgjosh . Pse e ke blerë 10 milionë euro më shumë në 3 tendera sesa çmimi i tregut. Tunelin e Llogarasë pse e ke 12 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët?

Pse e zbraze kaskadën e Drinit dhe e shite 60 apo 70 milionë euro në gusht, kush ta kishte fajin? Zoti ta kishte fajin? Apo shquhet Shqipëria për përmbytjet e gushtit dhe e blen tani 3-4 fish, pse? Në rastin më të mirë për ty, më të mirin e mundshëm, tregon që je njëri që s’ke aftësinë të jesh as drejtor kopshti fëmijësh. Në rastin e vërtet tregon që je në krye të një kupole hajdutërie, edhe ma ke marrë dhe shef, drejtues politik aty ku je deputet, kryehajdutin e OSHEE-së. Aty lidheni bashkë, aty lidhni dhe të tjerët. Kështu që, mos u përpjek të bësh kot diversion, kjo nuk është krizë, kjo është kriza e korrupsionit tënd. Dhe korrupsioni jot konsiston në marrjen e parave nga taksat e shqiptarëve, për një grusht oligarkësh. Tani ta sqarojmë, meqë ti bën sikur se kupton diferencën midis sipërmarrësve të mëdhenj, të ndershëm dhe oligarkëve të tu të cilët, nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Një nga një t’i marrë unë.

Pse të ra heshtja të në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë? Do emra ti? Emra do? T’i them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zymiri të mori për tunelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që si dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive tua?

S’të vjen mirë ty. Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbari koha e teatrit! Shihi mirë statistikat, se dhe INSTAT-i që e ke kapur prej fyti, thotë që të ka rënë 15% edhe konsumi, edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo! Të janë rritur bananet se të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës që vjen me bananet, edhe ata që i ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot, I do emrat? Ta mban? I do emrat apo jo? Shko tako përfaqësuesit e Agjensive Ligjzbatuese të partnerëve, unë të siguroj që i kam. Në qoftë se nuk t’i kanë dhënë, shko takoi. Edhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veproj. Tani, një gjë të jetë e qartë. Moratorium heshtjeje për opozitën s’ka më.

Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve. Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të rrenave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike. Pyes veten time, çfarë duhet të bëjë që Partia Demokratike të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresë jo thjesht për demokratët, por të paktën për ata 63% që na votuan në 1992-in. Dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi mbi tokë ta ndal.

Dhe me sjelljen blastfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo më të respektit që ke për fenë, nuk ka Zot që të shpëton.

Exit mobile version