Thirrja e Berishës nga Kukësi: Bashkim i njerëzve të lirë për rrëzimin e regjimit

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” në Kukës u bëri thirrje demokratëve për t’u bashkuar dhe për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Të bashkojmë vlerat dhe guximin, për Shqipërinë që duam, për të vendosur demokracinë në Shqipëri, për një Shqipëri që shikon drejt Europës dhe jo drejt Beogradit”, tha Berisha.

Berisha tha se, rrëzimi i Edi Ramës është një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. “Foltorja” nuk synon izolimin, nuk cënon miqtë dhe partnerët tanë”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në qeverisjen 8-vjeçare ka kaluar nga skandali në skandal, e ktheu Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe Botë, ndërsa shtoi e ai nuk meriton të qeverisë jo 8 vjet por as 8 ditë.

“Këta njerëz kanë qëndruar si viganë, të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD-në si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD-në në parti të fitores së sigurtë në Shqipëri. Në emrin tuaj do t’i them Zografit Bis, Edvin, ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe grash të lira.

Sot ne mblidhemi në këtë “Foltore” për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku, që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën e atdheut, t’i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit.

Ne mblidhemi në momente kritike për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, duke e shndërruar në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të Europës dhe planetin, në vendin e braktisjes masive nga të rinjtë dhe qytetarët e saj, duke e shndërruar në vendin e mjerimit të vërtetë. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama që të qeverisë”, tha Berisha.

“Edvin ndiqe ketë foltore, kjo është punë burrash dhe grash të lira, jo punë pengjesh’, tha ish-kryeministri Sali Berisha i entuziazmuar nga pritja madhështore e kuksianëve, hasianëve dhe tropojanëve”, shtoi ish-Kryeministri.

“Miqtë e mi, jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë”, tha Berisha, duke shtuar se, Edi Rama e nisi mandatin e 3-të, pasi është shndërruar në një vasal të Beogradit.

“Kurrë ndonjëherë nuk ka patur në Tiranë një kryeministër që të urrejë me të gjithë qenien e tij veriun dhe Kosovën, siç është sot Edi Rama. është një përçarës kombëtar i cili ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën. Padroni i tij, Aleksandar Vuçiç e urdhëroi 1 vit më parë të mos votonte rezolutën e genocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.

1 9