SIGAL UNIQA gjithmonë përkrah Kombëtares, edhe sot drejt ëndrrës “Katar 2022”

Ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë është një finale e vërtetë. Një rezultat
pozitiv, në rastin më fatlum një fitore, do ta afronte Kombëtaren Shqiptare shumë
afër Botërorit “Katar 2022”.
Pas Europianit “France 2016”, ky do të përbënte edhe suksesin më madhor dhe
historik për futbollin tonë që tenton sot në “Air Albania Stadium” shtysën e fundit
drejt kompeticionit më madhor të top-këmbës.
Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është
edhe kapaciteti maksimal i tij, ndërsa qindra mijëra të tjera do presin me dorën në
zemër rezultatin pas 90 minutave.
Ne në SIGAL UNIQA Group Austria ndjehemi krenarë që prej vitit 2016 kemi
qenë pranë Kombëtares së futbollit në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në fitore
dhe në humbje, në suksese dhe disfata si Sponsor Premium i kuqezinjëve.
Rrugëtim ky që do të vijojë edhe në të ardhmen, pavarësisht rezultatit të sotëm dhe
faktit do të jemi ose jo në Botërorin e pas një viti.
Nën vizionin e CEO-s, z.Avni Ponari, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë
përherë pranë botës së sportit ndërsa shpeshherë është bërë thirrje edhe ndaj
kompanive të tjera që të mbështesin sportin.
Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA mori nën mbrojtje, rreth 500 lojtarë
të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës. Ishte
hera e parë që ndodhte një gjë e tillë.
  • Ndër të tjera, SIGAL UNIQA është edhe Sponsor Zyrtar i Federatës Shqiptare të
    Basketbollit; Sponsor i skuadrës kampione SIGAL Prishtina; Mbështetje financiare
    për kampionen e atlethikës Luiza Gega dhe shumë evente dhe klube të tjera
    sportive.
    Ne në SIGAL UNIQA nuk e shohim sportin thjesht si një lojë por si një disiplinë
    që ndihmon shoqërinë si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë shëndetësor.
    SIGAL UNIQA ka të përfshirë në produktet e saj edhe Sigurimin e Sportistëve,
    çka i garanton atyre një karrierë të qetë dhe pa kosto financiare në rast dëmtimesh.
    Ky Siguracion mbulon përmes një kostoje simbolike:
    Emergjencat mjekësore
    Ndërhyrjet kirurgjikale
    Vizitat mjekësore
    Vizitat diagnostikuese, Rezonancë magnetike, Skaner, fizioterapi
    Ilaçet
    SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që prej vitit 2002 udhëheq tregun e
    sigurimeve në Shqipëri dhe rajon duke qenë e vetmja kompani e licensuar për të
    gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg.
    SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e UNIQA Insurance Group,
    kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe
    investimeve me 40 kompani në 18 shtete, ndërsa numri i klientëve i ka kaluar 15.5
    milionët.
    Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në, zotëron mbi 33
    miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
    Gjithmonë në mbështetje të Kombëtares KUQ & Zi.