Të shtëna me armë në Tiranë, katër të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mëngjes ku ka patur të shtëna me armë pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”.

Raportohet se të shtënat erdhën në vazhdën e një sherri ku janë përdorur dhe sende të forta.

Bëhet e ditur se janë 4 të plagosur. Ndërkohë, një person është ndaluar nga policia dhe po shoqërohet në komisariatin nr.4.