Plehërat mbysin Barbullinjën, deputeti Korreshi: Qytetarët duan shërbim, durimi ka një kufi!

Nga Saimir KORRESHI

Një formë tejet origjinale kanë shpalosur sot demokratet e njësisë administrative Fiershegan në fshatin Barbullinjë! Në shenjë proteste dhe në mënyrë simbolike kanë mbledhur një pjesë nga pleherat qe kanë pushtuar Barbullinjën duke ja lënë administratës në derë të zyrës ku cdo ditë “kryejne detyren” një grup punonjësish që marin pagat por vetëm me punë nuk merren!

Banorët paguajnë taksat dhe shërbimi ju mungon, bile akoma më keq administrata nuk është kthyer fare nga ajo anë! Paturpësia për fat të keq nuk njeh limit dhe në vend që të angazhoheshin seriozisht sic duhej të ndodhte sepse për këtë paguhen këtyre punonjësve nuk jua ndjen as pas arrestimeve të bëra nga SPAK në bashkinë Lushnjë. Paaftësia dhe mungesa e dëshirës për punë është bërë e modës në cdo njësi administrative dhe plehërat janë treguesi tipik i shërbimit skandaloz! Bashkia duket në gjumë letargjik dhe as që ka ndonjë masë largim apo lëvizje të atyre që nuk punojnë por vetëm marin rrogën sepse ja kanë bërë shërbimin partisë për të qëndruar në pushtet pa fund dhe për popullin as që ju hapet barku fare!

Qytetarët duan shërbim dhe durimi ka një kufi! Tashmë zgjidhja duket se do të jetë modeli i Barbullinjës edhe për njësitë e tjera administrative. Nëse nuk i mbledh bashkia sepse ajo merr taksat, do ta bëjnë qytetarët duke ja lënë peshqesh tek dera e zyrave të cdo njësie deri sa këta të marin masa dhe të sigurojnë kosha dhe pastrim korrekt në cdo jësi administrative. Nëse sërish nuk do të ketë reagime plehërat do të depozitohen pranë bashkisë Lushnjë. Kjo edhe për një arsye shtesë sepse nuk ka më vend për të grumbulluar plehërat ne pikën e grumbullimit!

Protesta do të jenë finalizimi i gjithë procesit dhe qytetarët duhet të mos rrinë indifferent se po tallen me lekët dhe djersën e tyre në mes të ditës.

Per ta mbyllur i drejtohem Bashkise Lushnje ne lidhje me deklaraten e Administratorit te Njesise Fiershegan i cili deklaroj qe ju ka derguar shkrese per kete problem, se çfare eshte bere??

P.s. Nxitoni ne pergjigje perpara se t’j’ua leme ne dere te Bashkise plerat.