Leskaj takim me Forumin e intelektualëve: Angazhimi qytetar i intelektualëve për Vlorën!

Nga Bujar LESKAJ

Zhvillova një takim me Forumin e Intelektualëve të qytetit të Vlorës, forum, i cili u krijua gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Takimi u zhvillua në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm, bashkëpunim nga i cili presim jo vetëm gjenerim të ideve pozitiviste e qytetare për Vlorën, propozimet që ata kanë, por edhe rezultate e projekte konkrete dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Kryetari i Forumit të Intelektualëve, z. Vilson Haxhiraj falenderoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi rolin e tyre në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe i ftoi që bashkëpunimin e nisur ta vazhdojnë edhe në të ardhmen për të mirën e qytetit të Vlorës, traditës sonë intelektuale dhe vlerave që i kemi dhënë e ofruar kombit.

Në fjalën time theksova se Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve.

Partia Demokratike është partia e intelektualëve, që mbështetet në integritetin e tyre, pavarësinë e mendimit, vizionin, idetë dhe sugjerimet e tyre. Është një raport i ngritur mbi respektin reciprok lirshmërinë e mendimit dhe kontributin e ndërsjelltë.

Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur gjithmonë programit të saj. Madje PD e Vlorës solli edhe një risi, paraqitjen dhe publikimin e programit të saj për Vlorën, si derivim i programit kombëtar të PD, ku mendimet e intelektualëve u morën parasysh.

Theksova respektin tim të thellë për intelektualët e qytetit të Vlorës, të cilët me veprimtarinë e punën e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e popullit e kombit tonë.

Kërkova nga Forumi i intelektualëve që punën tonë në të ardhmen të vazhdojmë ta ndërtojmë si një bashkëpunim po kaq të përgjegjshëm, të hapur, transparent e intensiv si gjatë fushatës.

Forumi i Intelektualëve të Vlorës, pavarësisht se u krijua pranë partisë Demokratike është një forum i hapur, produkti i të cilit do të jetë pa ngjyra, pa kufij politikë, por me kornizë qytetare, me etikë morale e verbale.

Kërkova që Forumi i Intelektualëve të vazhdojë të funksionojë dhe intelektualët vlonjatë të kenë bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, një bashkëpunim me synimin që të gjenerojë ide, të shtrojë alternativa, të nxisë zhvillimin, të sugjerojë e të japë zgjidhje konkrete të problematikave të Vlorës.

Duke qenë se nga një bashkëpunim i tillë fitojmë të gjithë gjheta rastin të përsëris ftesën për të gjithë ata intelektualë, ekspertë, inxhinierë, mjekë, mësues e pedagogë, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa shoqërore, aq edhe ekonomike të qytetit të Vlorës.

1 7

4 1

2 6