Rritja e çmimeve, qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: Po varfëron popullin për të sunduar!

Shuma mbështetëse në pensione për të përballuar energjinë elektrike është e papërfillshme. Të moshuarit e kryeqytetit kanë demaskuar Kryeministrin e vendit pas daljes së tij publike se me pensionet në total që marrin nuk përballojnë dot asnjë kosto shtesë.

Kryeministri Rama shprehet se i ka dhënë zgjidhje ekonomisë së pensionistëve me kompensimin e energjisë, por krejt e kundërta ndodhë në terren. Qytetarët shprehen të irrituar se kjo shumë që Kryeministri pretendon se i kompenson është e papërfillshme.

Qytetarët janë indinjuar me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburantit. Për Syri TV ata shprehen se kjo është kjo tentativë ose strategji e qeverisë për të mbajtur popullin të varfër. Por nuk kanë munguar as ata që bëjnë thirrje për largim sa më parë nga vendi pasi e shohin të pashpresë situatën.

Një kategori më e gjerë qytetarësh janë shprehur se kërkojnë të ngrihen të protestojnë si e vetmja alternativë për situatën ekonomike që do të përballen.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën për furnizimin me energji elektrike. Kreu i qeverisë shtoi se nesër shpaloset plani për mbrojtjen e familjeve dhe të biznesit të vogël. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Skavica do të ndërtohet deri në fund të këtij mandate dhe sipas tij, do të bëjë që shitja e energjisë elektrike nga Shqipëria të bëhet kur ta kemi ne të nevojshme dhe jo kur të mos kemi mundësi për ta mbajtur e vend për të ruajtur rezervat. /SyriTV