Berisha nga Elbasani: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme, betejë deri në fitore!

Ish-Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Elbasanit u shpreh se, sot Shqipëria është kthyer në tokë të pashpresë, ndërsa qytetarët nuk shohin rrugë tjetër veç asaj të largimit nga vendi.

Berisha tha se, duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.

Biznesi, tha Berisha, është në ditë të vështira, ndërkohë që sot qytetarët kanë rroga edhe më të vogla se të Kosovës. Ai shtoi se nga ana tjetër qeveria ka abuzuar me 5 miliardë euro, të cilat kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve pranë pushtetit.

“Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, banditokraci, ose kakistokraci. Edi Rama dhe rejgimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës, nga një tokë e bekuar në një tokë të pashpresë, nga ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Isha në Gjirokastër para dy ditësh, në një mjedis të zjarrtë të demokratëve, por dua t’ju them me sinqeritet, ai entuziazëm, ajo energji ishte frymëzuese, kurse shtëtitja që bëra në rrugët e qytetit ishte tmerrësisht dëshpëruese.

Gjeta vargun e dyqaneve të mbyllura. Dhe Gjirokastra është trashëgimi botërore kulturore. Mendova çfarë kanë bërë këta, shtro kalldrëm dhe vidh para dhe asgjë tjetër, asnjë projekt. Unë fola për Gjirokastrën, por faktikisht kështu është e gjithë Shqipëria. Nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta Shqipëria kaloi në grupin e vendeve me të ardhura për frymtë të mesme të larta. Sot janë rrogat janë më të ulta se në vitin 2013.

Nëse ne në 2013 ne kishim rrogat më të larta se Rumania dhe Bullgaria, ne sot kemi rrugat më të ulta se Kosova. Jemi vendi, pas 8 vitesh, ku janë investuar mbi 5 mld euro. Çfarë është ndërtuar? Përfunduar gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë, të cilët i ndajnë bashkë paratë.

Njoftuan rritjen ekonomike 18% dhe kreu i Meduzës doli deklaroi se kjo nuk konvertohet në rritje pagash. Ku shkojnë këto të ardhura, te klanet e qeverisë, të gjitha shkojnë klientela e qeverisë, e cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike, për të fituar tenderat, dhe në këtë mënyrë për qytetarët mbeten rrugët e botës, varfëria dhe mjerimi”, u shpreh Berisha.

Berisha, tha më tej se, kryeministri Edi Rama ka luajtur bixhoz me krizën.

“Këtë javë Rama u ra borive të fatkeqësisë, të krizës, të terrorit. Si një njeri, i cili ka një trashëgimi jashtëzakonisht problematike, edhe është shumë e gabuar të harrohet ajo, ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për t’i sunduar dhe qeverisur.

Ai para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do të përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij.

Ky ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike për Shqipërinë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotat maksimale. Kushdo e di se ajo është rezerva unike e shtetit shqiptar. Blihet energji dhe ruhet për vjeshtë dhe dimër.

Ka zbrazur kaskadën në mënyrë të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë. Ka shitur energji me çmim tre herë më të ulët se e blejmë sot.

Krizën e kemi nga qeveria, e kami nga Edi Rama dhe ministri i tij, që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Akoma më keq, deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Ja tani që gazi ra në pikiatë tani, ai thotë se çmimet nuk kanë kthim. Pse nuk paskan kthim?

Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë dhe ky pretendon për rritje të tjera të çmimit të energjisë. Falë asaj strategjie që u zbatua për 8 vite, sot HEC-et private prodhojnë 41 përqind të energjisë së vendit. Por këtyre privateve u blejnë vetëm 60 përqind të energjisë dhe as u japin linja për energjinë. Sillen absolutisht si komunistë”, tha Berisha.

Berisha tha se, “duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”.

“Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama, duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi në protestë, nga rrugë nuk shqitemi pa të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE. Naftën e paguajnë për shkakun tënd njësoj me qytetarët e Zvicrës që kanë një rroge mestarë 6 mijë euro, ndaj 300 euro që marrin shqiptarët. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që i treguam vendin në 90-ën regjimin e etërve të tyre. Ftoj demokratët të përgatitemi për betë deri në fitoren e plotë, fitoren e merituar”, shtoi ai.

2