Nuk ka krizë energjetike, por Ramës i interesojnë vetëm PPP-të

Nga Dritan SHANO

Parvjet ishte mbrojtja e popullsisë nga tërmeti, vjet mbrojtja e popullsisë nga virusi, vitin që vjen është mbrojtja e popullsisë nga çmimi i energjisë.

Konferencë për shtyp e tipit: Rrota është e rrumbullakët, ajo rrotullohet.

Çmimet e energjisë në Europë, edhe para 30 vjetësh i vendoste tregu. Edhe vjet. Edhe parvjet. Të 8 vjetët që Rama ka kryeministruar shqiptarët. Gjithmonë kemi blerë në treg. Edhe këtë vit nuk kemi një krizë energjetike, situata e këtij viti, nuk është aspak e ndryshme nga vitet e shkuara.

Thjesht do harxhohen pak më tepër para nga buxheti i shtetit (paratë tona) për të amortizuar rritjen e çmimit në tregun e energjisë – ky çmim i sotëm pritet të zbresë në nivelet e mëparshme në pranverën e vitit që vjen, pra pas 5 muajsh, prandaj ERE nuk asnjë motiv të qenësishëm që të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët.

Por, për Kryeministrin është më e kollajtë të bëjë uf-puf në TV vetëm që të ruajë të paprekura prioritetet e veta të shpenzimeve – e dini vetë ju ku shkojnë ato Para Punësh të Pista.

Mbetet enigmë, krejt e habitshme se si e ka lënë Kryeministri këtë mundësi që përsëritet çdo vit kur ne blejmë energji në treg, pa e shfrytëzuar për konferenca për shtyp ku shfaqet si babai i kombit.