Basha: Në vend që të kërkojë ndjesë, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët!

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë për keqqmenaxhimin e pandemisë. Basha u shpreh se, Rama në vend që të këkojë ndjesë për jetët e humbura, për paprëgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik me qëllim që t’i shërbejë interesave të një grushti njerëzish, një grushti që u pasurua dhe në kohë pandemie, fryhen si sot në nisje të seancës ashtu dhe të dielën si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.

Kreu i PD tha më tej se, ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodh apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellalli i të keqes doli për t’i rënë daulleve të panikut dhe të justifikimit për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëve dhe buxheteve të tyre familjare.

“Dhe në vend që të këkojë ndjesë për jetët e humbura, për paprëgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik me qëllim që t’i shërbejë interesave të një grushti njerëzish, një grushti që u pasurua dhe në kohë pandemie, fryhen si sot në nisje të seancës ashtu dhe të dielën si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.

E ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodh apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellalli i të keqes doli për t’i rënë daulleve të panikut dhe të justifikimit për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëve dhe buxheteve të tyre familjare.

Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo fundit e botës, për të përcjellë një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund të prekë pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë të gjithë kanë tetë vite që po lenë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?

Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore”, deklaroi Basha.