Ballina Politikë Bardhi rrëzon propagandën e Manastirliut: 28% janë qytetarët që janë vaksinuar me...

Bardhi rrëzon propagandën e Manastirliut: 28% janë qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat. Jo 36% sa gënjeve ti!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi rrëzoi propagandën e minitres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi në Kuvend se 36 % e qytetarëve janë vaksinuar me të dyja dozat.

“28% janë qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat. Jo 36% sa gënjeve ti”, iu drejtua Bardhi Manastirliut.

Reagimi i Bardhit në Kuvend

Kam qenë prezent në Komisionin e Ligjeve ku secili prej deputetëve të opozitës që ka marrë fjalën, u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar. Duke dhënë edhe shembullin personal të deputetëve të opozitës të cilët janë të vaksinuar. Dhe sapo konfirmove me shifrat, edhe pse na akuzove ne që gënjejmë, në fakt konfirmove shifrat tona.
28% janë qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat. Jo 36% sa gënjeve ti. Të gjitha komisionet parlamentare, duke filluar nga komisioni i shëndetësisë, deri tek komisioni i Ligjeve.

Erdhe këtu dhe pranove shifrat zyrtare që janë 28%. Jo siç i kishe gënjyer deri në atë moment qytetarët. Zonja akuzoi opozitën me gënjeshtra dhe më pas konfirmoi shifrat tona, që kishte gënjyer Kuvendin e Shqipërisë.

Ishin 28% dhe jemi vendi i parafundit në rajon, na ka kaluar Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Bosnje Hercegovinës. Hajde jep llogari aty pse jemi të parafundit në rajon dhe pastaj akuzo me të pavërteta opozitën.
Faleminderit!

Exit mobile version