Sot protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

Ditën e sotme në orën 17:00, pritet të mbahet një protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Protesta është njoftuar në rrjetet sociale dhe disa personazhe publike kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Prej disa javësh, në vend është rritur çmimi i bukës, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se çmimet nuk do të ulen. Së fundmi, edhe çmimi i karburanteve ka shënuar rritje.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Një ditë më parë, një protestë kundër rritjes së çmimeve u zhvillua në Shkodër.