Berisha publikon videon/ Polici hedh 50-tëshet: “Ardi Veliu na iku, por na bëri milionerë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Ardi Veliun, drejtorin e larguar të Policisë.

Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video e filmuar brenda një automjeti. Me muzikë në sfond, në mjet është krijuar një atmosferë haremi.

Duken dy persona, një prej tyre me uniformë policie, i cili i ulur në vendin e parë të pasagjerit hedh disa 50 mijë leshksha dhe kërcen, sikur të ishte në dasmë.

Në komentin që shoqëron videon, duke iu referuar largimit nga Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë, Berisha shkruan: Narkodrejtori na iku por na bëri milionerë!!