Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Kosta Grillo

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Kosa Grillo nga Covid-19.

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Basha në mesazhin e ngushëllimit.