Raporti për krimin e organizuar, reagon PD, Tabaku: Krimi i organizuar përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë

Nënkryetarja Jorida Tabaku: Krimi i organizuar përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë. Lidhja e ngushtë mes mafies dhe politikës po pengon integrimin 👉📍Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë. 🆘Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive. 📍Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar. 🛑Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera. Jemi të dytët 2️⃣ në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar 🆘 duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme. 📍Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament. 🆘Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale. 🛑Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE. #EU #integrimi #BE ##shqiperi #albania #organizedcrime #mafia #prokurime #globalinitiativ #ascension

195368832 n