Berisha: Fillimi i ri, rruga drejt fitores!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se, Shkodra është epiqendra e antikomunizmit dhe vijon të jetë frymëzuesja për demokratët.

Berisha thekson se, Shkodra u diskriminua si kurrë më parë në histori nga regjimi Rama.

“Shkodra ndërtoi historinë e demokracisë. Shkodra është epiqendra e antikomunizmit në Europë. Është ky raport për të gjetur NORD-in e humbur. Shkodra u diskriminua si kurrë më parë edhe nga pushtuesit. Nuk kanjë qeveri që t’ju ketë diskriminuar më shumë në investime sesa ajo e qeverisë së Edvin Kristaq Ramës.

Kjo qeveri ka rekordet më të zeza. Sot regjimi 8-vjeçar i Ramës i ka katandisur shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon në qytetarët më të ulëta në rajon, edhe se Kosova. Shkodra ka njohur arrestimet më të mëdha në vitet 1944-1945, por më 2015 janë arrestuar 38 mijë qytetarë për fatura dritash, që janë çështje administrative e jo penale. Vendi ynë është kthyer në dele të zezë të Europës”, deklaroi Berisha.

Berisha theksoi se, Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

“Rama i dha përparësi homogjonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.

Berisha