Arrestohet xhaxhai i autorit të vrasjes së oficerit të policisë

Baki Rama, xhaxhai i Aldi Ramës, i cili vrau oficerin e policisë, Saimir Hoxha, është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Burime bëjnë me dije se, ai ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar për tregti të lëndëve narkotike, por gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë.

Ndërsa dyshohet se familjarët i thanë policisë se, ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.