Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.