Ballina Bota & Rajoni Arrihet marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë

Arrihet marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas dy ditëve të negociatave intensive është arritur një marrëveshje për deeskalim të situatës, ndërsa ka falënderuar Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë për gatishmërinë për të negociuar.

“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën, më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.

Exit mobile version