Ballina Politikë Basha: Beogradi zyrtar synon destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat...

Basha: Beogradi zyrtar synon destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas tensionimit të situatës ditën e sotme në veri të Kosovës, ku ka akuzuar Beogradin zyrtar si frymëzuaes të akteve kriminale.

Basha mbështet masën e marrë nga Kosova, duke e quajtur vendim të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës

Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Exit mobile version