Ballina Kryesore Kim pas takimit me Bashën: SHBA mbështet PD, të rilindë sa...

Kim pas takimit me Bashën: SHBA mbështet PD, të rilindë sa më shpejt, e fortë e bashkuar

Ambasadorja e SHBA ka deklaruar pas takimit me Kryetarin e PD, Basha se SHBA mbështet PD dhe shpreson që ajo të rilindë sa më shpejt, e fortë dhe e bashkuar. Kim tha se ka diskutuar në Uashington me shefat e saj për situatën politike në Shqipëri. Ajo ka theksuar se SHBA mbështet sovranitetin e Shqipërisë.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.

“Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë sëbashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish. Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve”, tha Kim.

“Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do i kujtoj të gjithëve se në fakt se në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, presidenti Willson nuk pranoi. E vetmja ndryshim nga ajo deklaratë, është se Shqipëria do të veprojë sovrane. Atyre të cilëve synojnë që të vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit shqiptar, them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim.

Pozita jonë ndaj sovranitetit dhe sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve e muajve, mbetet shumë punë për t’u bërë. Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.

Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, u shpreh ambasadorja Kim.

Exit mobile version