Ambasadorja Kim në zyrën e Bashës, çfarë shkruhet në çantën e saj?

MAmbasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur në selinë blu, ku pritet të takohet me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ajo u prit nga Sekretari i Përgjithëm i PD-së Gazment Bardhi, ndërsa në sy ra çanta e saj me mbishkrimin: “Ambicie, respekt dhe punë në grup”.

Këtë çantë Kim e ka vendosur edhe një herë vitin e shkuar, ndërsa po zhvillonte një takim me kryeministrin Rama.