Ballina Aktualitet Miniera e Bulqizës është kthyer në “makth” për minatorët dhe në “Ar”...

Miniera e Bulqizës është kthyer në “makth” për minatorët dhe në “Ar” për rilindjen dhe oligarkët!

Nga Xhelal MZIU

Prej 72 orësh në galerinë e minieres së Bulqizës, akoma nuk është gjetur minatori Muharrem Plaku !

Asnjë reagim e vajtje në vend ngjarje nga qeveria e rilindjes, asnjë grup shpëtimi vendase apo të huaj, për ta gjetur minatorin !

Të vetmit që po tentojnë për të hapur shembjen e bllokimit të galerisë, janë shokët e Muharremit dhe familjarët e tij.

Qeverisë rilindja 3, nuk i intereson as Muharremi, as minatorët, as Bulqiza, asaj i duhet pasuria e kësaj miniere, korrupsioni me pasuritë kombëtare dhe oligarkët!

Minatorët e Bulqizës me rroga simbolike mezi mbajnë familjen e tyre, rilindja nuk u jep “statusin e minatorit” nuk kërkon garantimin e kushteve standarte dhe të sigurisë!

Mungesës së reagimit të rilindjes i bashkangjitet dhe ajo e sindikateve, medias, minatorëve të tjerë por dhe e qytetarëve.

Jeta e qytetarit dhe e minatorit sot kushton shumë pak, është koha për të reaguar!

Exit mobile version