Ballina Politikë Alibeaj: Ky është epitafi i zi i masakrës të 25 prillit! Rama...

Alibeaj: Ky është epitafi i zi i masakrës të 25 prillit! Rama nuk ka program, nuk ka ide, nuk ka përgjegjshmëri

Fjala në Kuvend e nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj

I

Shtriu doren per paqe?
Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë.
Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e shitblerjes së votes
Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve

Ky eshte epitafi I zi masakres elektorale te 25 prillit. Kjo eshte vula me e erret mbi lirine dhe demokracine ne kete vend. E tille eshte dhe do te jete qeverisja qe sundon shqiptaret nga sot. Se sa do te vazhdoje kjo eshte ne duart e shqiptareve.

Ajo cka sot na prezantohet me zymtesine me perverse eshte paketimi I nje bande nen formen e qeverise. Nuk ka program, nuk ka ide, nuk ka pergjegjshmeri e nuk ka pergjegjesi e aq me pak dhimbsuri dhe ndjesi njerezore per gjendjen me kritike ku ndodhet shoqeria shqiptare sot. Te grumbulluar nga nje dore e zeze qe vecse ka shkaterruar ekonomine, ka cuar ne depression familjen shqiptare ka shpopulluar e zbrazur vendin, ka vjedhur, plackitur e grabitur parate e shqiptareve, po behen gati per gostine e radhes mbi trupin e drobitur te Shqiperise.

Kj eshte pasqyra me e vertete e asaj cka prodhoi 25 prilli. Kjo eshte shija e hidhur e epitafit te zi qe Odhir I vendosi zgjedhjeve te 25 prillit. Qendron aty e eshte I pakapercyeshem nga pergjerimet e tua per paqje.

II
Kjo bande me kollare e jaka te bardha qe po u serviret e ftohte shqiptareve nen formen e qeverise, nuk ka asnje lidhje me shqiptaret e punes, e djerses se ndershme. Eshte mallkim per studentet dhe rinine. Eshte ndeshkim per biznesin e tallje per fermeret. Eshte zeher per pensionistet dhe agoni e pashprese per te pamundurit. Groposje per ju minatore e tallje e radhes per ju naftetare. Cinike dhe e pashpirt per per viktimat e Covid dhe krizen ekonimike qe pandemia dhe termeti la. Ringjallje e maktheve te diktatures dhe vrastare e demokracise dhe ligjit.

Per ju kriminele, per ju po eshte kjo qeveri. Ju e keni ndertuar vete ate. U thirret nen arme ne 25 prill e dhe si cakej te babzitur shqyet votat e shqiptareve per te kerkuar sot haracin. Ja ku e keni. Te paketuar e te stolisuar. Mjafton nje fishkellime juaja dhe secili prej kukullave ketu do t’ju bindet. Tashme e keni rrugen me te lire se kurre te pastroni parate e krimit tuaj e te korrupsionit qeveritar ne mes te Tiranes. Nuk ka ngalur raport nderkombetar I koheve te fundit qe pastrimin e parave ne mes te Tiranes nuk e ka kryefjale. E ky nuk bezan asnje fjale. Jo, sepse krimit eshte ky dhe levat e tij qe ua garanton. Ia ka borxh dhe do t’i beje amin. Ju kriminele keni licence tashme te vazhdoni te mbillni droge e kanabis ngado. Ju e keni policine ne mbeshtetje, sic e patet ne 25 prill. Madje tashme mund te shpartalloni kufij e dogana me konteniere bananesh me droge e ta shnderroni kete vend ne parajse te trafikut sic keni bere dhe sic raportet nderkombetare tregojne, se kjo qeveri eshte e gatshme, sic ka qene ne fakt, qe drogen e krimin ta kete program qeveritar dhe per shqiptaret vetem bananen.

U pergjerua sot, se nuk do mbroje njeri nga drejtesia e tashme sipas tij larg politikes. Nderkohe qe servir si ministra Ulsiun e dosjes 339, Ahmetajn e inceneratoreve, Ballukun e vjedhjeve ne infrastructure, Cucin e tenderit te uniformave, Xhacken e tenderave te ushqimeve apo Ogerten e tenderave sekrete ne mes te zise se pandemise. Keta jane ketu. Ne fakt duhet te ishin atje, te jepnin llogari, por i mbron ti, e ke kapur ti per fyti drejtesine e re, sepse gjithcka e keni bare bashke si nje bande qe duhet te ishit para drejtesise. Eshte e thjeshte te merret vesh se perse jane ketu. Kete pjesen tjeter te qeverise askush nuk e njef deri me sot. Do njihen me skandalet e radhes qe do detyrohen te firmosin.

Ironia e fatit eshte se ke vendosur nje shtylle ne ate qe e quan program qeveritar “Shqiperia e forte” Premton tashme se je ti qe do caktosh se kush dhe sa do jene gjyqtare e prokurore. Po a duhet te jete drejtesia jashte politikes? Po si ka mundesi qe drejtesise sipas teje tashme jashte politikes, I ke vene mbi krye Ulsiun e Dibres, qe fjalen e pare qe tha tregoi se angazhohet te mbaroje ai vetingun kur do ai e si do ai. Premton “shqiperine e forte” duke premtuar se policise qe e perdore ne mbeshtetje te masakres zgjedhore do ti japesh edhe te drejten te kontrolloje e pergjoje deri dhe llogarite bankare. Praktikisht po i vesh me uniforme patronazhistet e tij me te cilet krenohesh. Dhe pa asnje droje ministri yt thote se policia eshte depolitizuar?? Ajo qe bente sehir kur kriminelet e tu vidhnin e blinin vota? Premton se do besh ligjin e arbitrazhit, dhe e kalon si pa gje te keq pergjegjesine tende direkte, penale, te 110 milione eurove te Beketit dhe miliona eurova te tjera qe duhet te paguajne per fajin tend shqiptaret. Do te hartosh ti Kodin e ri penal per te rritur luften ndaj kriminalitetit? Ti qe I nxore te gjithe kriminelet nga burgu me bekimin tend dhe levave te tua. Nuk ta ka fajin Kodi penal pse kriminelet lene burgjet e dalin ne fushate dhe ne kohen lire, te lirise qe ri u garanton, mbushin vendin me kanabis e kokaine nga cdo ane e cep. Nuk ta ka fajin Kodi penal, pse nje I denuar doli nga burgu dhe I mori jeten me buke ne goje nje gruaje e nje nene disa dite me pare. Jo per gje por u pergjerove per respektin ndaj femres e gruas. Do te sigurosh ti pronen e shqiptareve? Ti qe ia ke lene ne dore Artan Lames qe nje here ne 4 vjet del me ze e figure se si e perdor legalizimin per te vjedh vota??!

Per ju patronazhiste, pjesa me me vese nje trashgimie te erret te se kaluares komuniste, perdhoses te pagjak te dinjitetit te njerzve -turpi ju mbulofte juve dhe faren tuaj te keqe kudo qofshi – e qe sot skermisni dhembet tuaj nga kenaqesia perverse, sot se ja kini sot produktin tuaj, keni qeverine tuaj. E do te ishte cinike qe per ju te pendjekur te behej fjale per shperblim per vuajtjet e regjimit komunist. Pas 30 vjetesh kur komunizmi u rrezua juve na paraqiteni jo si fantazme por te gjalle e vegjetues nen formen e qeverise

Kjo nuk eshte “shqiperia e Forte”, kjo eshte Shqiperia e te forteve, me ata e grabite pushtetin me ata e per ata do qeverisesh, po ky eshte premtim qe ta them qe tani qe do mbash.

Per ju pensioniste e moshe e trete, kjo bande-qeveri kesaj radhe nuk ju ka ne liste. Thote se mendon t’ju rrise 5% ne vit. Llogarite i beni vete, dhe nuk merr persiper cmimin e rritur te bukes e ushqimeve, ilaceve apo energjise
Per ju ne ndihme ekonomike, cfare moret per zgjedhje ne kembim te votes, kaq eshte ajo cka kjo bande-qeveri ka menduar per ju.
Per ju fermere, ka shkruar se per ju ka vene ne dispozicion 70 milione euro per nafte pa akcise dhe mbeshtetje e drejtperdrejt dhe 146 milione euro nga programi IPARD.Por kujdes, ato jane vetem per klientet e qeverise dhe jo per ju. Ju do te merrni aq sac keni marre keto 8 vjet
Per ju biznes i ndershem qe u dendet ne gjoba e ne kercenim ne 25 prill, per ju vijon mashtrimi progresiv I takses progressive. Per juve ka 0 taksa, por do keni Progressive gjobat, kontrollet, zhvatjen e taksidareve e te ispektoreve
Per ju arsimtare, qe degdiseni e flakeni pa pike dinjiteti dhe qe ju detyrojne te perdoreni ne fushate elektorale, sac ju eshte rritur paga keto 8 vjet po kete trajtim denigrues do te keni.
Per ju police te thjeshte, nuk ka rritje page. E kuptoni pse besoj, se parate tuaja shkuan per tenderin e uniformave
Per ju mjeke, apo vetem per ata qe ende nuk kane ikur ne Gjermani a gjetiu, do te keni rritje 40%. Juve pra do jeni ne kete dileme: a 40% rritje page (ne 4 vjete) apo te shkoni ne Gjermani
Per ju te perndjekur, ka vetem lista fiktive demshperblimi si tituj gazetash
Per ju qe jetoni ende ne cadra, do te vazhdoni te kaloni dimrat po aty sepse parate e demshperblimit tuaj shkuan per te blere votat ne Durres
Per te gjithe fatkeqet qe Covidi mund ti zere jeni ne meshire te fatit. Do te kuroheni me parate tuaja nga 3-5 milione leke dhe asnje kompensim nuk do keni. Asnje brejtje ndergjegjje nuk pati per 16 mije jetet e humbura
Ju minatore, naftetare e metalurg, per ju nuk ka leke. Ka vetem nje ligj per statusin, te cilit I pihet vetem lengu. Nderkohe qe keta kapardisen se sa e mire do jete jeta juaj, nje minator I pafat I Bulqizes dergjet nen dhe prej 48 oresh, fati I te cilit nuk dihet. Zoti e shpetofte
Per ju rini, ju thote fryni syte dhe merrni udhet e kurbetit
Ju shqiptare te diaspores, rrini atje ku jeni. Edhe nje ministri pa portofol qe kishit, sa per emer, edhe ate e hoqi. Tashme eshte I zene ne menyre te hapur te luftoje kudo e kurdo shqiptaret e kosoves

IV
Shqiptareve te ndershem, te punes, te djerses, e patriote u ka rene barra e madhe e sakrifices, por njekohesisht edhe pesha e pergjegjesise per te mos ia lene dhurate brezave kete vend e kete menxyre ku eshte zhytur.

Ne te opozites?? Ne nuk jemi pa faj, nga mirebesimi, nga naiviteti, nga perveristeti I paimagjinueshem i nje mendje te semure qe eshte fatkeqesia kombetare. Vecse neve na duhet e do te jemi te vertete, e te drejtperdrejte. Ne duhet e do te ruajme te shenjte luften ndaj krimit, per lirine e votes, per shtetin e se drejtes dhe sundimin e ligjit. Per te rrezuar kete regjim. Jo te vetem por ne krahun e duhur te historise dhe partnereve tane strategjike. Ashtu si 30 vjet me pare mission I filluar por i lene pergjysme. Kjo e sotmja ne fakt eshte prezantim I paktit te vetem qe mund te behet. Me shqiptaret dhe ata qe I duan te miren Shqiperise.

Zoti bekofte Shqiperine.

Exit mobile version