Tuneli i Unazës së Re burim aksidentesh

Tuneli i Unazës së Re është kthyer në burim aksidentesh. Bëhet e ditur se, një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në një nga tunelet e sheshit “Shqiponja” në Tiranë që lidhin Unazën e Re me zonën tjetër të Tiranës.

Sipas burimeve, një makinë ka rrëshqitur në tunel dhe është përmbysur.

Nga aksidenti duket se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.