“Poshtë diktatura”! Protestë në Tiranë kundër vaksinimit me detyrim: Nuk jemi kavje!

Qindra qytetarë protestua pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyrueshëm. I pari që foli ishte botuesi Alfred Cako, i cili tha se kjo protestë është kundër vaksinimit të studentëve me detyrim, ndërsa tha se vetë OBSH ka pranuar që vaksinat nuk shërojnë.

Ndërkohë që një tjetër prej organizatorëve Altin Goxhaj foli dhe për personat që sipas tij qëndorjnë pas vaksinës.

“Ata që financojnë vaksinën kanë një plan për shpopullimin e botës, Ted Terner ka krijuar një organizatë në 2009 së bashku me Soros dhe Gates, që janë pas vaksinave. Këta njerëz që kishin çështjen kryesore shpopullimin, pse tani janë kaq shumë të shqetësuar për vaksinimin, duke kërkuar të vaksinojnë edhe personat që nuk kanë nevojë. Pse këta persona duan që ne të kemi patjetër në trupin tonë një gjë që ne nuk ia dimë pasojat. A ka mundësi qeveria shqiptare ta dijë, kur ka nënshkruar një kontratë për sekretin e vaksinës. A ka të drejtë kush të fusë në trup diçka që ne nuk e duam, çfarë duhet të bëjmë ne në diktaturë. Këta që kanë vendosur të nxjerrin ligjin për studentët, dhe më pas për shkollat e kopshtet, këta që po përgatisin kampe si të Aushvicit, njëkatëshe njësoj si në Aushvic, këta njerëz që kanë një plan për të gjithë ne, nuk kanë frikë, dhe e dini pse se ne jemi 40 herë më pak nga sa duhet të ishim. Ata nuk kanë frikë se ne jemi pak”, tha Goxhaj.

Protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm në sheshin Nënë Tereza i është bashkuar sot edhe pastori Nik, i cili u ka bërë thirrje prindërve që të mbrojnë veçanërisht fëmijët e tyre.

Gjatë një fjale të mbajtur përpara protestuesve, pastori anglez që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, solli rastin e një vajze e cila kishte qenë pjesë e fazës eksperimentale të aplikimit të vaksinave, dhe kishte pasur efekte anësore të dëmshme.