E marta e zezë e 11 Shtatorit

Nga Redin HAFIZI
New York

9/11…

Ate dite te marte te 11 Shtatorit 2001 e nisa si zakonisht duke shkuar ne punen qe sapo kisha nisur. Kisha mberritur ne New York prej nje viti dhe ende vazhdoja me peripecite e dokumentave per azilin politik.

Ishte nje dite e bukur me diell, qielli ishte i kalter, por ishte e marte. Kam nje problem me kete dite ne subkoshiencen time, megjithate me pune harronim se cfare dite apo date ishte. Ajo cfare ndodhi ne fakt na e nguliten ne mendje ate dite dhe date per dhimbjet e shpirtit.

Ne oren 6 te mengjesit me duhej te hapja dyqanin. Edhe pse nuk kisha shume qe punoja, pronari i dyqanit vinte nga Astoria, Queens dhe me kishte besuar mua çelesat, pasi jetoja ne Brooklyn. Ne ate dite ne rrugen “Cortelyou RD” kishte levizje dhe shume kliente. Vasili, nje Grek i vjeter ne New York dhe pronar i dyqanit erdhi pas nje ore dhe perpara banakut kishte shume njerez.

Si ne cdo mengjes prinder te shumte me femijet qe shkonin ne shkolle kishin ardhur edhe ate te marte per te blere ushqim per femijet apo edhe per vete. Ne New York njerezit nuk kane kohe te gatuajne, pasi jeta eshte shume e shpejte dhe kjo e ben edhe psikologjine e njujorkezeve disi shume te mprehte deri ne detaje.

Pas dy oreve me levizje shume te shpejta ne favor te biznesit, nga ora 8 ne mengjes po qetesohej pak. Ne kete kohe vinin zakonisht klientet e betuar te dyqanit qe kafen e donin nga dyqani yne dhe shkembenin disa ide me Vasilin, pronarin e lokalit. Nje prej ketyre miqve te dyqanit erdhi i alarmuar dhe tha perpara te gjitheve se nje avion ishte perplasur me nje nga kullat binjake. Te gjithe shtangen, por ideja e pare ishte aksident. Nderkohe si Grek qe ishte Vasili u kthye nga une, vuri gishtin tregues poshte syrit dhe e terhoqi poshte duke hapur beben e syrit. Kjo sipas Vasilit tregonte: “Kujt po ia hedhin keta me aksident”.

Ne kete moment pame zjarrefikeset e nje stacioni qe kishim dy blloqe me tutje qe po niseshin me sirenat ndezur. Nderkohe ishte goditur edhe kulla e dyte dhe lajmet qarkullonin goje me goje, pasi ne 11 shtator 2001 nuk kishte celulare qe lidhen online.

Vasili foli permes telefonit te dyqanit me nje agjenci lajmesh te komunitetit Grek ne Manhattan. Lajmet ishin te frikeshme. Kullat binjake ishin goditur nga dy avione dhe kishte dyshime se ishte nje sulm terrorist. Sipas informacioneve mesuam ne dyqan se kulla veriore ishte goditur ne fillim nga nje avion i “American Airlines” fluturimi 11 ne oren 8.46 te mengjesit. Nderkohe pak minuta me vone, ne 9.03 te mengjesit u godit kulla jugore e Kullave Binjake nga nje avion i “United Airlines”, fluturimi 175. Ishin keto informacione qe ne dyqanin tone ne Brooklyn na dhane idene se nuk ishte aksident, por dicka e tmerrshme.

Menjehere Vasili vendosi mbylljen e dyqanit dhe meqe ishte i vetmi mes nesh qe kishte zgjedhur te kishte makine ne New York ofroi te conte te gjithe ne shtepi. Tatjana dhe Oksana, dy ukrahinaset banonin diku afer ne Brooklyn, po keshtu edhe Carlos dhe Ruffino qe punonin ne grill kerkuan te ecin ne shtepi. Me Vasilin ne makine shkuan Shirley dhe Oriole dy studente nga Haiti qe na ndihmonin me gjuhen e tyre Creole qe i ngjan shume frengjishtes. Nderkohe une zgjodha me kenaqesi qe me ne fund te kisha mundesi te ecja neper Brooklyn, pasi trenat dhe autobuset ishin bllokuar ate te marte ne 11 shtator2011.

Une u nisa per te pare cfare po ndodhte dhe te them te verteten nuk u nisa per te pare se si mund te shpetoja nga rreziku. Kjo nuk eshte se jam shume trim apo rebel, por sepse nuk dija cfare kishte ndodhur ne te shkuaren.

Po ecja ne rruget e Brooklyn dhe hiri i kullave, madje edhe letra e gjithcka era po i dergonte edhe ne Brooklyn. Nuk po me shqetesonte asgje deri kur hyra ne nje rruge te gjere ku me nxirrte rruga ku punoja. Pashe se askush nuk ishte ne rruge, por njerez me shotguns ne duar dhe pistoleta nxitonin te ulnin qepenat e dyqaneve dhe me nxitim hynin ne banesen ne krah te biznesit. Nderkohe une ecja dhe besoja se ata nuk kishin pune me mua. Ne ate rruge aq te gjalle perpara kesaj te marte 2001 ne 11 Shtator, kishte jete, levizje dhe deshmi. Nga njera ane dyqanet ne shumice perdorin “Kosher” dhe ne anen tjeter ne shumicen e reklamave te dyqaneve shkruhet “Hallall” per gjithcka. Duke ecur po mendoja se vetem Zoti e ka vendosur specifiken e ushqimit, nderkohe qe nga te dyja anet e rruges vinte ere marijuhane dhe kjo me rriti friken, pasi pashe njerez te armatosur dhe qepena te mbyllur, por dritare gjysem te hapura ne katet e mesiperme. Ne zone kishte edhe ndonje makine policie.

Brooklyn ishte bosh dhe mua po me kujtonte 1997 ne Vlore. Rruget ishin bosh. Nderkohe duke ecur shoh se ne krahun tjerer te rruges nga ku une po ecja, dalin disa djem te rinj dhe ulen perballe nje bari sporti, pra kliente te rregullt dhe pronari behen nje. Keta djem mund te tregonin muskujt ne menyre ndryshe, por ne asnje menyre duke provokuar me nje carcaf ne murin e lokalit te tyre qe shkruante: “Fuck the Muslims!” Rastesish nje vajze aziatike ne dukje u afrua dhe kerceu mbi trupat e atyre individeve dhe e hodhi ate thenie ne carcaf ne toke. Ajo e shkeli me kembe. Njezet djem u sulen te kapin ate vajze dhe t’a denojne, pasi New York City kishte humbur fuqine e ligjit dhe rregullit ate dite, por Zoti eshte i madh. Ne ate moment erdhi nje makine policie. Moren vajzen ne mbrojtje, por i thane asaj se nuk ishte nje dite si gjithe te tjerat. Nderkohe dy police i bene ata djemte e barit te mbyllen brenda. Une po veshtroja nga trotuari tjeter dhe policet thjesht me kerkuan te largohem. Ika…

Me ne fund pashe “Bay Parkway” dhe ndalova tek miku im Edvin Shvarc. Ai ishte i merakosur ne zemerim, pasi nuk kishte pergjigje per telefonaten e familjareve te mi. Kjo ishte arsyeja qe kur u takuam ai nisi te bertiturat pasi une isha treguar komplet i papergjeshem. Ai me shpjegoi se ne 1996 terroristet kishin tentuar te hedhin ne ere kullat binjake permes nje kamioni me dinamit. Nuk ia arriten, por arriten injektimin e frikes tek miq te mire qe kam.