130 milion euro, PD: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Helidon Bushati nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka denoncuar në emër të PD, skemën e korrupsionit të Edi Ramës dhe ARRSH-së së Belinda Ballukut nëpërmjet 7 tenderave me vlerë 130 milion euro në Unazën e Tiranës.

Postimi i plotë

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.

Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.

Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.

Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.

10088987292735071 n