Sulmet terroriste të 11 shtatorit/ Basha: Qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

Kryetari i PD, Lulzim Basha përkujton sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA. Basha shkruan në një mesazh në Twitter se, ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona

Mesazhi i kryetarit Basha në Twitter

Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.