Jetëgjatësia e Ronaldos në fushë dhe trajnerët e tij…

Karriera e Cristiano Ronaldos është e magjishme! Jetëgjatësia e tij në fushën e blertë është një gjë që ne nuk e kemi parë më parë dhe kjo duhet që të theksohet sidomos me ata të cilët kanë qenë trajnerë të tij.

Pasi doli në skenë tek Manchester United më 2003, Ronaldo do të ishte shok skuadre me Ole Gunnar Solskjaesr, ndërsa kundërshtar kishte Andrea Pirlon dhe Zinedine Zidane.

Ai u përball me Zidane në Botërorin e 2006 me Portugalinë, ndërsa me Pirlon u përball kur ai ishte në AC Milan në Ligën e Kampionëve kur CR7 luante për Manchester United. Megjithatë, të gjithë lojtarët e lartpërmendur u pensionuan dhe përfunduan si trajner të tij në aspektin e klubeve.

Zidane në Real Madrid, Pirlo në Juventus dhe tani Solskjaer në Old Trafford, me debutimin e tij me Manchester United që mund të ndodhë gjatë ndeshjes se tyre të shtunën kundër Neëcastle United.

E marta ishte dita e parë e Ronaldos në qendrën stërvitore në Manchester prej që ai u largua nga klubi më 2009 dhe ishte në Carrington u takua me trajnerin e tij të ri.

Më 36 vjet, Ronaldo ende nuk ka treguar se do të ngadalësohet apo të është afër pensionit, edhe pse ai tani luan më shumë si sulmues qendror se sa sulmues krahu.