20 vjet nga tragjedia e shembjes së kullave binjake

Ing.Vebi MUSTA
Florida, USA

mm

  • Si çdo njeri tjetër edhe unë vazhdimisht kam menduar, lexuar dhe studiuar për këtë ngjarje tragjike, dhe sot pas 20 vitesh, në përkujtim të saj kam ndërtuar një projekt me një pamje nga sulmi terrorist me avionët e pasagjerëve mbi ndërtesat 110 katëshe të kullave binjake dhe rreth e rrotull tyre. Kam shkruar me dorë të gjithë emrat e viktimave  e  përbri tyre moshën në momentin e goditjes. Këtë projekt, të përgatitur në një kornizë me përmasat 106 cm x 91 cm ose 42 inch x 36 inch kam menduar t’ja dhuroj Muzeut Kombëtar të viktimave të 11 shtatorit 2001, të ndërtuar në New York.

Tre heronjtë shqiptarë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001

Dua të bëj me dije se në këtë tragjedi kanë humbur jetën edhe 3 shqiptarë, të cilët kanë qenë punonjës të Qendrës Ndërkombëtare tëTregtise Neë York.

Rrok Camaj ishte 60 vjeç, nga fshati Sukrugj i Malësisë së Madhe, i cili punonte në katin e 107 të njërës nga kullat binjake. Ai u ndodh dy herë në aktet terroriste të këtyre kullave, një herë në 1993 kur ato u sulmuan me bombë nga terroristët, por ai vetë nuk pësoi gjë dhe me 11 Shtator 2001 ku gjeti vdekjen në punë e sipër si një hero i vertete.

Mon Gjonbalaj ishte 65 vjeç, nga fshati Vuthaj i Kosovës dhe që punonte në katin e 86-të të godinës nr 2, ku dhe gjeti vdekjen duke pastruar së bashku me shokët e tij zyrat e këtij kati.

Simon Dedvukaj ishte vetëm 26 vjeç, djalë i ri që punonte si përgjegjës në kompaninë e pastrimeve ABM të këtyre kullave në katin e 27-të. Simoni ishte një djalë shumë i mire dhe i edukuar e i shkolluar siç i ka hije një njeriu. Ai kishte vetëm një vit që ishte martuar.  

Këtë 11 shtator mbushen 20 vjet nga tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit botëror, goditja e kullave binjake të ashtuquajtura ëorld Trade Center ose Qendra Ndërkombetare e Tregtisë  në New York të SHBA nga terroristët islamikë. Me 11 Shtator 2001, njëkohësisht në të njejtën orë u goditën, Qendra e Ushtrise Amerikane në ëashington dhe Shanksville në Pensilvania. Nga kjo trgjedi që ndodhi brenda një ore e 15 minutash humbën jetën mbi 3058 njerëz dhe u lënduan më shumë se 60.000 të tjerë, nga SHBA dhe shumë vende të tjera nga e gjithë bota.

Si e kujtoj unë atë ditë, vërtet të trishtueshme?

Mëngjesin e 11 Shtatorit 2001 po punoja në një fabrikë për prodhimin e kondicionerëve, sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në Florida të SHBA. Aty nga ora 10.00 një shok pune, që ishte me origjinë nga Vietnami, me telefon në dorë dhe me të madhe thërret: ëar in New York, ar in New York që do të thotë “luftë në New York”.

Të gjithë ndaluam punën dhe u grumbulluam rreth tij, dhe me të vërtetë pamë tym dhe flakë në mes të New Yorkut. Pas disa minutash bie zilja e punës për pushim të jashtëzakonshëm. Grumbullohemi të gjithë punonjësit, mbi 250 veta që punonim në atë fabrikë në mbledhje me përgjegjësin e saj, i cili na tregon për ngjarjen e rëndë. Ai na thotë se është sulm terrorist por neve nuk duhet të shqetësohemi se çdo gjë është nën kontrollin e shtetit federal dhe duhet t’i kthehemi punës pa ndonjë shqetësim për ne. Ashtu vepruam dhe punuam deri sa mbaroi turni, por me ankth të papërshkruar deri sa u kthyem në shtepi.

Si çdo njeri tjetër edhe unë vazhdimisht kam menduar, lexuar dhe studiuar për këtë ngjarje tragjike, dhe sot pas 20 vitesh, në përkujtim të saj kam ndërtuar një projekt me një pamje nga sulmi terrorist me avionët e pasagjerëve mbi ndërtesat 110 katëshe të kullave binjake dhe rreth e rrotull tyre. Kam shkruar me dorë të gjithë emrat e viktimave  e  përbri tyre moshën në momentin e goditjes. Këtë projekt, të përgatitur në një kornizë me përmasat 106 cm x 91 cm ose 42 inch x 36 inch kam menduar t’ja dhuroj Muzeut Kombëtar të viktimave të 11 shtatorit 2001, të ndërtuar në New York.

Për 1 orë e 15 minuta rrëmbehen nga terroristet dhe rrëzohen 4 avionë pasagjerësh

Në këtë përvjetor të kësaj masakre po i rikujtojmë lexuesit kohën kur ndodhi tragjedia me rrëmbimin e avionëve dhe goditjen e dy ndërtesave më të larta në SHBA, në Qendrën e Ushtrisë amerikane  Pentagon dhe në qytetin e Pennsilvania të shtetit Filadelfia.

11Shtator 2001 – Ora 8.45 e mengjesit sipas orës americane. Avioni amerikan American Airlines 11 tip Boing 767 që ishte nisur nga Boston i shtetit Massachusetts për në Los Angeles, California me 81 pasagjerë, 9 punonjës shërbimi dhe 2 pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët brenda avionit dhe godet godinën veriore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ëTC);

Ora 9.03 e mëngjesit. Avioni United Airlines 175 që ishte nisur nga Boston për në Los Angeles me 57 pasagjerë, 7 punonjës shërbimi dhe dy pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët dhe godet godinën Jugore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtise (ëTC);

Ora 9.43 e mengjesit. Avioni American Airlines 77 që ishte nisur nga airoporti Dulles ëashington, DC për në Los Angeles me 58 pasagjerë dhe 4 punonjës shërbimi e 2 pilotë në bord përpiqet të godasë Qendrën e Ushtrisë amerikane në Pentagon por rrëzohet brenda saj;

Ora 10.00 e mëngjesit. Avioni  United Airlines 93 që ishte nisur nga airoporti i Newark te New Jersey, për në San Francisco, California rrëzohet në Shanksville, Pennsylvania me 37 pasagjerë, 5 punonjës sherbimi dhe 2 pilotë në bord.

Siç shihet, për 1 orë e 15 minuta rrëmbehen nga terroristet dhe rrëzohen 4 avionë pasagjerësh.

Gjithsej jane vertetuar se kanë qenë 19 rrëmbyes terroristë, emrat e të cilëve janë të njohur por nuk po i shkruajme ne këtë artikull. Të gjithë terroristët, sipas të dhënave kanë qenë të shkolluar  në akademitë e shkollave amerikane të aviacionit.

Treguesit e tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në shifra e fakte

Më poshtë do të japim të gjitha të dhënat e ngjarjes dhe treguesit kryesorë, referuar agjencive të lajmeve, shfaqjeve online, librave të ndryshëm të botuar dhe të dhënave të Departamentit të Shtetit dhe të Higjienës së të qytetit të New Yorkut.

Nga të dhënat dhe korrektimi i tyre vit pas vitit rezulton se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën mbi 3058 qytetarë dhe janë lënduar  mbi 60.000 qytetarë të tjerë nga plot 59 vende të ndryshme të botës dhe SHBA.

Nga këto, janë 1809 (60%) meshkuj me ngjyre të bardhe; 457 (15%) femra me ngjyrë të bardhë; 209 (7%) meshkuj hispanik; 102 (3%) femra hispanik; 161 (5%) meshkuj me ngjyrë të zezë; 99 (2.9 %) femra me ngjyrë të zezë; 147 (4.9%) meshkuj aziatikë; 74(2%) femra aziatike.

Ndarja sipas ngjyrës nuk ka të bëjë me anën raciale por për saktësi njerëzore, prandaj lexuesi të mos na keqkuptojë për mënyrën e trajtimit.

Nga viktimat janë 1837 veta ose (60%) që kanë mbaruar shkollën e lartë, college dhe me grada shkencore dhe 1213 (40%) që kanë mbaruar shkollën e mesme.

Viktimat janë të moshave të ndryshme, nga 2 deri 85 vjeç.

Gjithsej janë 2606 viktima nga  26 shtetet e ndryshme të SHBA, shumica e tyre nga Neë York dhe New Jersey dhe 452 viktima nga 58 shtetet e tjera të botës, të pasqyruar në tabelën përkatese.

Nga viktimat, 12 janë gra me bebet e tyre 6 deri 10 muajshe që prisnin të lindnin, por që s’e panë dot dritën e diellit.

Fëmijët nën moshën 18 vjeç jane 8 veta.

Viktima më e re është një vajzë 2 vjeëare, Christine Lee Hanson nga  Graton, Massachusetts USA, pasagjere në avionin United 175 që goditi QNT (Qendrën Ndërkombëtare Tregtare). Viktima më e vjetër është Robert Grant Norton, 85 vjeç nga Lubec, Maine USA, pasagjer që udhëtonte me avionin AA 11.

Mbi 3251 fëmijë në botë atë ditë humbën njërin nga prindërit. Shumica e viktimave kanëe qenë në moshën më aktive për punë, nga 21 deri 62 vjeç që përbëjnë mbi 97 % ose 2979 veta.

Nga qyteti i Neë Yorkut janë 2823 viktima, nga të cilat 1102 veta janë te identifikuar të vdekur; 1571 janë me çertifikate vdekje dhe 150 janë ende të pa gjetur.

Nga gjithsej 343 zjarrfiksa, jane 192 te gjetur dhe 151 të pa gjetur.

Nga 23 policë oficerë janë gjetur 14 dhe të pa gjetur ende janë 9 veta. Nga 37 oficerë të airoportit, 20 prej tyre janë gjetur dhe 17 janë të humbur.

Nga punonjësit e emergjencave mjeksore janë gjetur vetëm 3 veta.

Në Washington DC, Pentagon, nga 189 veta të vdekur janë gjetur 64 veta dhe janë të humbur ose të djegur 125 veta.

Në Pennsylvania kanë vdekur 44 veta.

Dua të bëj me dije se në këtë tragjedi kanë humbur jetën edhe 3 shqiptarë, të cilët kanë qenë punonjës të Qendrës Ndërkombëtare tëTregtise Neë York.

Rrok Camaj ishte 60 vjeç, nga fshati Sukrugj i Malësisë së Madhe, i cili punonte në katin e 107 të njërës nga kullat binjake. Ai u ndodh dy herë në aktet terroriste të këtyre kullave, një herë në 1993 kur ato u sulmuan me bombë nga terroristët, por ai vetë nuk pësoi gjë dhe me 11 Shtator 2001 ku gjeti vdekjen në punë e sipër si një hero i vertete.

Mon Gjonbalaj ishte 65 vjeç, nga fshati Vuthaj i Kosovës dhe që punonte në katin e 86-të të godinës nr 2, ku dhe gjeti vdekjen duke pastruar së bashku me shokët e tij zyrat e këtij kati.

Simon Dedvukaj ishte vetëm 26 vjeç, djalë i ri që punonte si përgjegjës në kompaninë e pastrimeve ABM të këtyre kullave në katin e 27-të. Simoni ishte një djalë shumë i mire dhe i edukuar e i shkolluar siç i ka hije një njeriu. Ai kishte vetëm një vit që ishte martuar. 

Duke ngushëlluar gjithë familjet e viktimave dhe veçanërisht familjet shqiptare, mendoj se kjo tragjedi mizore do kujtohet brez pas brezi në historinë e njerzimit.

Numri i viktimave sipas vendeve të ndryshme të botës 

 
Nr.ShtetiNr. ViktimavePr.
1Shqipëria33
2Argjentina47
3Australia1118
4Bangladesh624
5Bjellorusi125
6Belgjika126
7Bermuda127
8Brazili330
9Canada2454
10Kili357
11Kina360
12Cote d’Ivoire161
13Kolombia1778
14Republika Demokratike e Congos280
15Republika Domenikane47127
16Ekuadori3130
17Elsalvador2132
18Etiopia2134
19Franca3137
20Gjermania11148
21Kana2150
22Guana3153
23Haiti2155
24Honduras1156
25India41197
26Indonezia1198
27Irelanda6204
28Izrael5209
29Itali10219
30Xhamaika16235
31Japonia24259
32Jordania2261
33Libani3264
34Lituania1265
35Malajzia3268
36Meksika16284
37Moldavia1285
38Hollanda1286
39Zelanda Re2288
40Nigeria1289
41Pakistan8297
42Peruja5302
43Filipines16318
44Polonia6324
45Portugalia5329
46Rumania3332
47Rusia1333
48Afrika Jugut2335
49Koreja Jugut28363
50Spanja1364
51Suedia1365
52Zvicra2367
53Taivani1368
54Timidad dhe Ttabogo14382
55Ukrahina1383
56Mbreteria Bashkuar67450
57USA26063056
58Uzbakistani13057
59Venezuela13058