Fenomeni paralajmëron PSG-në: Unë isha në ekipin e galaktikëve dhe s’e fitova Championsin

Fenomeni Ronaldo shprehet se, PSG nuk mund ta ftojë Champions Leaguen këtë edicion, pavarësisht një merkatoje të frikshme.

Ronaldo Nazario thotë se, unë isha në ekipin e galaktikëve dhe nuk e fitova Championsin.

“Është ende herët për të thënë se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve. PSG është në pole position, por është diçka tjetër të flasim dhe diçka tjetër të luash. Ka shumë faktorë që ndikojnë në fushë. Unë kam luajtur me Real Madridin për gati pesë sezone, në ekipin e galaktikëve dhe kurrë nuk e fitova Champions Leaguen. Fitorja nuk është automatike, edhe pse ke lojtarët më të mire në ekip”, tha Ronaldo.

I pyetur nëse sheh ngjashmëri mes tij dhe Kylian Mbappes, Ronaldo ishte i qartë.

“Po, ai ka ngjashmëri me mua. Ka kualitete të jashtëzakonshme, me teknikë të hatashme dhe shpejtësi të madhe. Ai i kalon mbrojtësit, i kalon portierët. Më pëlqen Mbappe”, theksoi ai.