4 humbje jete nga Covid-19 dhe 740 të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19 dhe janë infektuar 740 të tjerë. Numri më i lartë të infektuarve është Tiranë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar.

Situata e Covid në 24 orët e fundit

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 740

Të shëruar në 24 orë 715

Të shtruar në spitale 152

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5544

Testime totale 1,088,518

Raste pozitive 152,239

Raste të shëruara 137,587

Raste Aktive 12,129

Humbje jete 2,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4571

Shkodër 1785

Durrës 1068

Fier 945

Vlorë 895

Lezhë 799

Elbasan 612

Berat 427

Korçë 315

Gjirokastër 259

Kukës 235

Dibër 218