Rritet me 13 përqind çmimi i bukës, tjetër goditje për shtresat në nevojë

Nga dita e sotme në vend është rritur çmimi i bukës. Pronarët e furrave të bukës justifikohen duke thënë se janë të detyruar të rrisin çmimin, për shkak se është rritur çmimi i miellit.

Furrat në Tiranë po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se, kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.

Ndryshimi i çmimit të bukës në shumicën e furrave në kryeqytet pranohet nga qytetarët të cilët shprehin shqetësim për këtë situatë.

Sipas tyre, ndryshimi i çmimit të produkteve të furrave ka një ndikim në kostot e përditshme duke shtrenjtuar jetesën.

“Po ka ndryshuar me 1 lekë më tepër. Ndikon se nuk është vetëm buka, 1 lekë është po nga dy bukë në ditë. Ka shkuar buka 1 mijë lekë të vjetra”, shprehen qytetarët.