Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagoset me dy plumba ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas burimeve të policisë, 54-vjeçari Nikolin Huba ka mbetur i plagosur me armë zjarri në afërsi të shkollës “Pyjore” në Shkodër.

Huba është plagosur me dy plumba në këmbë dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Huba është banues në Vaun e Dejës dhe burime bëjnë me dije se ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

huba