Ndërhyrje “horror” ndaj Messit

Argjentina fitoi 3-1 kundër Venezuelës, me golat e shënuar nga Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa (2 gola), por Messi rrezikoi të pësonte frakturë nga një ndërhyrje e rëndë.

Ndërhyrja “kriminale” e Adrian Martinez  ndaj “Pleshiti” mund t’i kishte kushtuar lojtarit më të mirë në botë një dëmtim të rëndë, deri në mbylljen e karrierës

Mbrojtësi venezeulian goditi ashpër në këmbë sulmuesin argjentinas dhe vetëm ndërhyrja e VAR çoi në ndëshkimin me karton të kuq. Pas disa çaste frike, Messi rifilloi të luajë, duke përfunduar të gjithë sfidën.

Messi, i cili sapo ka nisur aventurën e re me PSG, rrezikoi të pësonte frakturë nga ndërhyrja e rëndë.