Bie hipokrizia për afganët në Shqipëri, Macron: Rama e bën për para!

Nuk mund të ketë më hipokrizi nga Rama dhe as keqpërdorim politik për afganët në Shqipëri. Le Figaro shkruan se Macron është shprehur se Franca është një nga vendet që i mbron më shumë emigrantët, por jo në këtë formë.

“Si të veprojmë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës evakuojnë afganët, të cilët më pas zhvendosen në Shqipëri ose vende të tjera, për shpërblim monetar?” mësohet të ketë thënë Macron.

Vetë kryeministri Edi Rama ka mohuar që të jetë ndihmuar nga vendet e pasur në lidhje me strehimin e afganëve. Në një intervistë për BBC, pak ditë më parë, Rama tha se për momentin, Shqipëria po mbështetet tek njerëz me zemër të madhe.

Edhe një natë më parë, i ftuar në “Opinion”, Rama mohoi që taksapaguesit shqiptarë do të paguanin për shpenzimet e afganëve.