I vihet zjarri kurorës me ullinj në Vlorë, flakët rrezikojnë disa banesa

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në kurorën me ullinj në fshatin Sherishtë të Vlorës. sipas burimeve, flakët rrezikojanë disa banesa dhe stanet.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga autoritetet për fikjen e flakëve, ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora me vonesë për shkak të largësisë.

Vetë banorët po tentojnë shuarjen e flakëve duke mos i lejuar të përhapen më tej, ndërkaq po digjen disa rrënjë ullinj.