Genta Sula zhduk fotografitë e poetëve Leka, Blloshmi dhe Nela për të fsheur firmëtarët që i ekezkutuan

Nga Bedri BLLOSHMI

Për të pasqyruar dështimin e plotë të atij grupi ku bëjnë pjesë oficerët e Sigurimit familjarisht, bashkëpunëtorët e Sigurimit familjarisht dhe bijtë e komunistëve gjakatarë, dje paraqitën mbrapa Kryeministrisë një të ashtuajtur “ekspozitë” për disa dosje të kohës së komunizmit. Kryeministri mbajti fjalën e rastit ku ndër të tjera tha: “Ne do t’i gjejmë të ekzekutuarit e regjimit diktatorial”. Kësaj daullje që i bie Rama, kemi 8 vjet që e dëgjojmë dhe asnjë i ekzekutuar nuk është kërkuar dhe jo më të jetë gjetur.

Shpesh herë këtë përrallë dëgjojmë që ta tregojë edhe drejtoresha e shkatërrimit të Dosjeve, Genta Sula.

Unë pyes: Kush i ka vrarë këta njerëz?

Dikush sot më mori në telefon dhe më tha: “Bedri, e ke parë një palo ekspozitë mbrapa Kryeministrisë? Emri i dy poetëve të pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka është vënë, ndërsa fotografitë e tyre mungojnë”. Nxitova për të parë ekspozitën dhe pashë se ky fakt ishte i vërtetë.

Te stenda e vendosur për dy poetët e pushkatuar ishte një rrëfim imi, por i cunguar. Aty nuk ishte asnjë dokument arkivor siç ishte vepruar me disa të ekspozuar të tjerë. Aty mungonte fotografia e oficerit Azis Blloshmi, i cili e kishte mbaruar shkollën në Grac të Austrisë, i vrarë nga terroristët komunistë më 26 tetor 1944. Mungonte fotografia e xhaxhait tonë, Hasan Blloshmi që ndërroi jetë në burg ku bëri 21 vjet aty. Mungonte fotografia e babait, Sami Blloshmi, i cili bëri 8 vjet burg. Mungonte edhe lista me firmëtarët që çuan në pushkatim Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën.

Nëqoftëse ndonjë person nga foleja e grerëzave do të thotë që nuk është ekspozitë familjare, unë sqaroj se përballë kësaj reklame të paplotë është edhe fotografia e Teme Sejkos bashkë me të birin që është gjallë, ndërsa djali i tij i pushkatuari, Sokol Sejko nuk ishte vendosur. Nuk kam asgjë pse kjo është një fotografi familjare me të sipërmendurin.

Genta, kjo është fotografia e Sokol Sjekos, i pushkatuar nga prokuroi Orhan Frashëri, jo ajo fotografi qe ke vendosur ti atje.

sokol sejko

Çfarë më ra në sy tjetër në këtë palo ekspozitë! Genta Sula ishte interesuar dhe kishte paraqitur në këtë palo ekspozitë ish-ministrin e Brendshëm të Partisë Komuniste, Koçi Xoxe, por mungonin ata që ka vrarë Koçi Xoxe. Në dosjen e Koçi Xoxes unë kam lexuar: Prokuroi e pyet, “a ke vrarë njerëz të pafajshëm, i pandehur Koçi”? Përgjigjja e Koçi Xoxes ishte: “Po, kam vrarë aq shumë sa nuk i numëroj dot. I kam vrarë me urdhër të komandantit”.

Më e tmerrshmja ishte se në këtë palo ekspozitë nuk ishte vendosur fotografia e poetit Havzi Nela, i cili u var në litar në 10 gusht 1988.

Genta, Havzi Nela është pa kokë në varr, meqë e ka marrë përsipër gjeja kokën!

Havzi Nela

Genta, ti sa do që të mundohesh nuk mund t’i fshehësh dot emrat e firmëtarëve që çuan në litar Havzi Nelën. Nëqoftëse ti mendon të shpjegohesh se, kjo ekspozitë nuk është e të gjithë rretheve, atëherë si shpjegohet që ke anashkaluar Kukësin dhe ke kaluar në Tropojë. Meqë ti nuk i ke vendosur fotografitë e atyre që unë përmenda, unë po t’i jap fotgrafitë e tyre që t’i keshë.

Vilson Blloshmi Genc Leka

Genta ja dhe firmëtarët që vendosën të çojnë në pushkatim poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi:

  1. Haxhi Lleshi
  2. Spiro Koleka
  3. Shefqet Peçi
  4. Telo Mezini
  5. Muharrem Sefa
  6. Naunka Bozo
  7. Nuredin Hoxha
  8. Pilo Peristeri
  9. Rrapo Dervishi
  10. Zina Franja
  11. Maliq SadushiKolekakoleka2