Ballina Politikë Deputetja e PD, Açka: Që iku Balla nga Elbasani, nuk do të...

Deputetja e PD, Açka: Që iku Balla nga Elbasani, nuk do të thotë se ikën edhe gjurmët e zullumeve

Deputetja e PD për Elbasanin, Flutura Açka ka reaguar pas shkarkimit nga Rama të Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm i PS. Po ashtu, Balla nuk do jetë më as drejtues i PS në qarkun e Elbasanit.

Deputetja dhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka shkruan në reagimin e saj se, me largimin e Ballës, nuk do të thotë se janë larguar zullumet.

“Që iku z. Balla nga Elbasani, nuk do të thotë se ikën edhe gjurmët e zullumeve, që tani janë plagë të tij.

Do të vijë dita kur Elbasani t’i kthehet qytetarëve të tij… e të marrë hijen e tij të fisnikërisë së përjetshme”, shkruan ajo.

Exit mobile version