Wagner në shkretëtirë

Çfarë kërkojnë rusët në Cirenaica

Vitet e fundit Moska ka rifituar pozicione të lashta në Lindje të Mesme, në Afrikën Veriore dhe ka ndërtuar të reja. Rreshtimi mercenarëve të saj përgjatë vijës Sirte – Ğufra i vulos praninë në Bregun e Katërt. Poshtërimi i Josep Borrell.

Përpara 2015, vit në të cilin Moska lançoi një fushatë masive ushtarake në Siri me objektivin e deklaruar e mbrojtjes së regjimit të Bashar al-Asad, Kremlini ishte nj aktor padiskutim më pak i rëndësishëm dhe më pak influent në çështjet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore nga sa është sot. Roli i tij ishte i vogël edhe në kontekstin më të gjerë global, pasi shembja e Bashkimit Sovjetik e kishte degdisur Moskën në një pozicion marxhinal në skakierën ndërkombëtare, edhe atë të fqinjësisë së saj, duke e detyruar lidershipin e «ri» e Federatës Ruse të përqëndrohej mbi rindërtimin e brendshëm (për hir të së vërtetës i nisur tashmë në vitet ’80 me perestrojkën) dhe mbi ripërkufizimin e marrëdhënieve me ish republikat sovjetike. Qysh nga vitet e para të ‘2000, presidenca e Vladimir Putinit ishte impenjuar gradualish për ta rikthyer Moskën në skenën e politikës globale: rilançimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimin me Europën, afrimin me NATO. Por ka qenë rajoni i Lindjes së Mesme dhe i Afrikës Veriore ata që i kanë ofruar mundësinë Kremlinit për të bërë rikthimin e tij të madh.

Në vijim të ndërhyrjes në Siri dhe të sukseseve të regjistruara në këtë vend ambiciet dhe interesat e Moskës në rajon janë rritur ndjeshëm. Jo aq për sytë e aktorëve perëndimorë (Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian in primis), por sigurisht për sytë e aktorëve rajonalë (arabë dhe jo), Rusia është bërë një partner gjithnjë e më i besueshëm, deri edhe një ndërmjetës i besueshëm. Është pikërisht ky «kredibilitet» i ri që i ka dhënë Kremlinit shtytjen e nevojshme për të lëvizur shumë prtej Sirisë, për të dalë nga zona e komfortit e bashkëpunimeve tradicionale që Bashkimi Sovjetik kishte me disa vende të zonës. Midis shembujve të shumtë të kihen parasysh marrëveshjet e bujshme me Arabinë Saudite (e mbyllur për tregjet sovjetike) dhe me vendet e grupit OPEC; partneritetet ushtarake e lidhura vitet e fundit me vende si Iraku, Turqia e Sudani apo projektet energjitike e infrastrukturore me Egjiptin; ofertën ruse e ndërmjetësimit në konfliktin jemenas apo në rivalitetin midis Turqisë e Qipros në Mesdheun lindor.

Por vitet e fundit ka qenë Libia ajo që ka përfunduar në shënjestrën e politikës së jashtme ruse dhe, për pasojë, nën projektorët e vëzhguesve perëndimorë. Qysh në 2017 ishte vërejtur një aktivizëm i ri dhe i pazakontë politik e ushtarak i Moskës në krizën libiane. Por një vit më vonë dhe akoma më shumë në 2019, ndërsa gjenerali Khalifa Ḥaftar avanconte drejt Tripolit, autoritetet libiane dhe amerikane kanë vërejtur qartazë praninë e mercenarëve rusë në lindje të vendit pikërisht në mbështetje të gjeneralit. Nëse kjo e dhënë është kataloguar tashmë su preokupuese, edhe me preokupuese ka qenë kokëfortësia me të cilën Rusia, të paktën nga fillimi, e ka mohuar një prani të tillë. Më tej, përpara pamundësisë së mohimit të dëshmisë, Kremlini është mbrojtur duke theksuar se kontraktorët rusë në Cirenaica që mbështesin Ushtrinë Kombëtare Libiane (LNA), milicitë e kontrolluar nga Ḥaftar, drejtohen nga kompania private Wagner dhe, për pasoj, nuk kanë asnjë lidhje zyrtare me qeverinë e Moskës.

Interesat ruse në Libi
Aksioni rus në Libi duket i shtyrë nga një «dëshirë shpagimi» respektivisht çka ndodhi në 2011. Kur në selinë e Këshillit të Sigurimit e Kombeve të Bashkuara (UNSC) u diskutua vendosja e no-fly zone mbi vend për ta shpëtuar «revolucionin» kundër regjimit të Gheddafi dhe shmangur raprezaljet e këtij të fundit ndaj të revoltuarve Rusia vendosi në fakt të abstenojë. Megjithëse Kremlini synonte që të shmangte çdo ndërhyrje të huaj të prirur që të rrëzonte regjimin – në linjë me një prej shtyllave të politikës së jashtme të tij (ose më mirë të propagandës së tij) në rajon, domethënë «mosndërhyrjen» në punët e brendshme e vendeve të tjera – në këtë rast Moska preferoi të mos e ushtrojë të drejtën e saj të vetos. Abstenimi rus mundësoi miratimin e Rezolutës 1973, por sidomos një interpretim aktiv të saj nga ana e aktorëve perëndimorë në mbështetjen ushtarake të NATO ndaj të revoltuarve: një reultat i papritur dhe jooportun për Rusinë. Faktikisht, brenda pak kohe, regjimi i Gheddafi u përmbys. Në sytë e rusëve kjo rezultoi një katastrofë, shtytja që do ta zhyste Libinë në një spirale kaosi të pakthyeshëm. Hidhërimi ndaj vendimit të abstenimit pranë Këshillit të Sigurimit la një gjurmë të pashlyeshme në politikën ruse ndaj krizës libiane, që dukshëm ka influencuar shumë vendime të Kremlinit në Mesdhe (duke filluar nga Siria, ku Moska ka ndërhyrë edhe për të «mos përsëritur gabimet e bëra në Libi»).

Ka qenë ngjitja e gjeneralit Khalia Ḥaftar midis viteve 2014 e 2015 ajo që i ka dhënë Rusisë një shans të dytë. Ḥaftar i kundërvihej Marrëveshjes së Skhirat të 2015, e sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore, me të cilën është krijuar një Qeveri e Marrëveshjes Kombëtare (GNA); propozohej si kampion i vetëm i besueshëm në luftën kundër islamizmit në vend dhe garantuesi i vetëm i rendit dhe i sigurisë në zonat e ripushtuara dhe të qeverisura prej tij (në veçanti Cirenaica); paraqitej si një lider i fortë dhe «nacionalist». Për gjithë këto motive, Ḥaftar është perceptuar gradualisht nga Moska si njeriu i duhur për paqëtimin dhe drejtimin e Libisë. Për pasojë, përveç mbështetjes ushtarake të dhënë nga grupi Wagner, në planin politik Russia i ka lidhur faktikisht pozicionet e saj me ato të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që e mbështesnin gjeneralin, dhe në fakt i është kundërvënë Katarit dhe Turqisë, që mbështesin GNA e drejtuar nga Fayez al Sarraj. Përtej retorikës së paqëtimit që shpesh shoqëron deklarimet ruse, prania ushtarake e grupit Wagner synonte të forconte Ḥaftar dhe ta bënte atë «paqëtuesin» e vendit, duke kontribuar në një zgjidhje ushtarake më shumë sesa politiketë konfliktit dhe duke provokuar ndërkohë një eskalim të shpejtë midis aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe vendet europiane kanë mbetur formalisht të lidhur me GNA e Tripoli (përjashto Francën, që ka pasur një bashkëpunim tejet ambig me Ḥaftar), egjiptianë, emiratas dhe rusë kanë vazhduar të mbështesin kartën e gjeneralit.

Një motivacion i dytë që duket se lëviz interesat e Moskës në Libi është ai i sigurimit të një roli të dorës së parë në kontekstin më të gjerë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Suksesi i fushatës siriane i ka dhënë një shtytje të re Kremlinit për të lëvizur në kontekste të tjera, sidomos krizash, ku ndjen se mund të ketë influencë të madhe: parimi që bën bashkë të gjitha ndërhyrjet (pakashumë zyrtare) e Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore është pikërisht ai në bazë të të cilit «Moska duhet të ketë një rol në të gjitha krizat». Një rol sa diplomatik, aq edhe ushtarak. Praktikisht, politika ruse në këtë rajon duket se arrin t’i pajtojë këto dy aspekte, aq sa shpesh flitet për «industri të mbrojtjes në shërbim të politiksë së jashtme».

Në këtë optikë, në strategjinë ruse Libia nuk zë ndonjë pozicion ndryshe nga Siria, pavarësist divergjencave gjithësesi ekzistuese midis ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Ndërsa e dyta ndjek interesa ushtarake e tregëtare dhe ka një gamë shumë të ngushtë interlokutorësh, kryesisht gjeneralin Ḥaftar, e para duhet të ruajë interesa gjeopolitike më të gjera, që sjellin një dialog me të gjithë aktorët e brendshëm e të jashtëm të konfliktit. Sidomos Turqinë, raporti me të cilën është shënuar gjithmonë mbi parimin «agree to disagree», dhe Egjiptin, partner strategjik në shumë sektorë, nga infrastrukturat tek energjia. Më në përgjithësi, Kremlini mburret ne kuptimin e vërtetë të fjalës spër politikën e saj e të «folurit me të gjithë». Megjithatë, nuk ka të ngjarë që këto pozicione të mos jenë pjesë e një strategjie më të gjerë e më shumëplanëshe të prirur që të ristabilizojë influencën ruse në zonë dhe të konsolidojë pozicionin e Rusisë si aktor i domosdoshëm për zgjidhjen e krizave.

Veç kësaj, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov nuk mund të lejojë që të dobësohet shumë aksioni i Kombeve të Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit e të cilit Moska është anëtare e përhershme. Kështu që nuk mund të punojë haptazi kundër Kombeve të Bashkuara dhe, si kundërsigurim, ka vendosur marrëdhënie të frutshme me anëtarët e GNA si vetë al Serraj apo zëvendspresidenti Ahmad Muajtiq. Pikërisht me këtë të fundit dhe me gjeneralin Ḥaftar Rudis ks negociiuar kohët e fundit një marrëveshje për t’i dhënë fund embargos petrolifere që gjenerali libian e kishte vendosur në janarin e 2020 për të mbajtur nën presion qeverinë e Tripolit në pritje të konferencës së Berlinit. Marrëveshja nuk parashikonte palë të tjera dhe askush nuk i kishte dhënë Ḥaftar dhe Muajtiq autoritetin dhe legjitimitetin për të arritur një mirëkuptim me frymëmarrje kaq të gjerë.

Në marrëveshje përfshihej në fakt revokimi i kufizimeve mbi bankat libiane lindore, që do të mund të akumulonin kështu borxh të ri dhe të krijonin një mekanizëm për të qeverisur shpentimet që buronin nga të ardhurat petrolifere. Por objeksionet janë shuar përballë nevojës së dëshpëruar për financime. Pavarësisht se eksportet e naftës libiane kanë rifilluar, nuk ekziston akoma një marrëveshje detyruese dhe e ratifikuar që përcakton sesi duhet të ndahen të ardhurat petrolifere. Roli që Moska ka marrë në favorizimin e marrëveshjeve ekonomike midis dy fraksioneve, ashtu si fundi i embargos petrolifere, edhe një herë akoma ka demonstruar influencën e saj në rritje në vend, përtej pranisë ushtarake. Megjithatë, këto marrëveshje rrezikojnë që ta thellojnë hendekun midis Tripolitanisë dhe Cirenaica, duke shtrënguar në thelb të parën që të marrë përsipër borxhet e akumuluara nga Ḥaftar në sulmimin e kryeqytetit pa marrë në shkëmbim asnjë konçension politik.

Një motivacion i tretë jepet nga fakti që Libia përbën një gur të rëndësishëm në optikën e interesave të ndryshuara strategjike ruse. Shteti veriafrikan është në qendër të rivaliteteve energjitike dhe gjeopolitike në rajonin e Mesdheut lindor: marrëveshja e nënshkruar midis Ankarasë dhe Tripolit për të përcaktuar dy Zona Ekonomike Ekskluzive (ZEE) ngjitur me njëra tjetrën është shkaktuar qartazi nga përjashtimi i Turqisë nga marrëveshjet me guidë europiane për EastMed Gas Forum. Më pas Libia ka rezultuar gjithnjë e më e rëndësishme në kuadrin e sigurisë së rajonit të Sahelit, veçanërisht në profilin migrues.

Poroziteti i kufirit jugor libian ndaj flukseve migratore të ardhura nga Afrika Subsahariane dhe Qendrore është një prej nyjeve të politikës së jashtme të Rusisë në zonë, që sheh tek migracionet një prej kërcënimeve më të mëdha të shekullit tonë. Hapja e kohëve të fundit e një baze të re detare ruse jo larg nga Port Sudani – që do të jetë në gjendje të mirëpresë deri 4 luftanije, përfshi disa mjete lundruese me propulsion bërthamor dhe deri në 300 njerëz – është një fakt historik që konfirmon rëndësinë e Moskës në këtë rajon. Megjithëse rusët mbështeten në infrastruktura të ndryshme ushtarake në Afrikën Veriore e Qendrore ku operojnë mercenarët e grupit Wagner (Egjipt, Republika e Afrikës Qendrore), ajo në Sudan përbën në të gjitha aspektet bazëne parë zyrtare në kontinent. Moska e ka shprehur qartë se ndodhet në këtë zonë për të qëndruar. Nuk duket e pamundur, siç nënvizojnë disa analistë, se rusët synojnë edhe për një bazë detare në Cirenaica.

Në dritën e interesave të ndryshme e të përbëra, me një shikim sipërfaqësor mund të duket se Rusia lëviz në mënyrë taktike, duke ndjekur objektiva të izoluara, të palidhur dhe dukshëm larg nga njëri tjetri: mbështetja për Ḥaftar, por edhe për al-Asad, megjithëse duke ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë; marrëveshjet ushtarake; bashkëpunimi ekonomik: krijimi i bazave të reja në rajon. Megjithatë, në në farë mënyre mund edhe të duket se Moska ka kryer një zgjedhje strategjike: privilegjimin e partneritetit me aktorët lokalë në kurriz të atyre me aktorët perëndimorë, in primis Europa. Në realitet, kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë: Rusia e di mirë se nuk mund të bëjë pa to, për arësye ekonomike më parë se politike, pa marr ëdhënien me Europën dhe me Perëndimin. Për momentin, Kremlini «po rishpluhuros miqësi të vjetra» që të kthehet e të peshojë në një zonë që historikisht futet në vijat e mëdha drejtuese e politikës së jashtme fillimisht sovjetike e më pas federale. Bashkëpunimi i rinovuar me Egjiptin (edhe në prizmin libian), furnizimet për Sirinë dhe bashkëpunimi me regjimin e Damaskut, rizbulimi i Sudanit dhe rilançimi i një partneriteti të ri ushtarak janë të gjithë shembuj «miqësishë të reja me miq të vjetër» i të cilave Moska po bëhet promotore në vitet e fundit.

Rreziqet për Europën dhe Shtetet e Bashkuara
Politika ruse ndaj Libisë nuk është e privuar nga kundërindikacione dhe efekte të mundshme negative për Moskën. Sigurisht që rritet influenca e Kremlinit në vend dhe në kontekstin më të gjerë veriafrikan dhe të Lindjes së Mesme, por rrezikon që zvogëlohet në minum mundësia e bashkëpunimit me aktorët e tjerë perëndimorë në krizën e Mesdheut. Për një kohë të gjatë dhe me fjalë (të kihet parasysh këmbëngulja me të cilën ka kërkuar një dialog me Bashkimin Europian rreth rindërtimit të Sirisë), Moska ka lënë përshtypjen se dëshiron të bashkëpunojë me Perëndimin. Megjithatë, në fakte ka bërë gjithçka të mundur për ta penguar një bashkëpunim të tillë, duke kërkuar t’i maksimalizojë pozicionet politike të saj duke u nisur nga interpretime strategjiko – ushtarake mjaft agresive. Në këtë vizion dhe në dritën e precedentit sirian dhe ukrainas, prania ushtarake ruse në Libi nuk duket aspak qetësuese.
Libia është vetëm një kapitull tjetër i përkeqësimit të pandalshëm të marrëdhënies tashmë shumë të kompromentuar midis Rusisë dhe Bashkimit Europian (kihet parasysh këtu trajtimi i rezervuar Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë). Bashkimi Europian e ka denoncuar në seli zyrtare praninë ushtarake të Rusisë (dhe të Turqisë) në Libi, duke theksuar se nuk ekziston zgjidhje ushtarake për konfliktin. «Nuk duhet të ndodhë në Libi ajo që ka ndodhur në Siria», ka deklaruar shumë herë Borrell, duke aluduar qartazi për atë që Europa nuk duhet të bëjë që të përsëritet «zgjidhja siriane» në shtetin veriafrikan: t’i lërë shumë hapësirë Rusisë.

Nëse Moska nuk duket se e vret mendjen shumë për kompromentimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, të cilit jo pa arësye duket se i atribuon rëndësi të pakët, mund të alarmohet më shumë sikur të ekzistonte rreziku i dëmtimit të raporteve me shtetet e veçanta anëtare. Për shembull, Gjermania ka marrë gradualisht një rol drejtues dhe ndërmjetësimi brenda Bashkimit Europian në zgjidhjen e krizës libiane qysh me Konferencën e Berlinit të 2020. Veç të tjerash, marrëdhëniet midis dy vendeve aktualisht janë tashmë të tendosura për shkak të të ashtuquajturit «rast Navalny», kundërshtarit të njohur politik të regjimit të Putinit të cilit një spital në kryeqytetin gjerman i ofroi kura dhe mbrojtje pas tentativës për ta helmuar.

Veç kësaj, politika ruse në Libi duket se e shton rrezikun e një konfrontimi me Shtetet e Bashkuara e presidentit Joe Biden. Uashingtoni ka ruajtur një qëndrim të shkëputur e të largët në 4 vitet e Trump. Administrata e re, edhe për të shënuar diferencën me të mëparshmen, duket e prirur për t’i frenuar rreziqet e një pranie ruse në zonë dhe mund të dojë ta rikalibrojë marrëdhënien me Moskën edhe në Libi. Duke e parë me shqetësim ngjitjen në pozicionin e «liderit» të çështjeve të Lindjes së Mesme në vitet e fundit dhe duke i lejuar tashmë hapësirë të madhe manovrimi në Siri e tjetërkund në vazhdën e një çimpenjimi në rritje, Shtetet e Bashkuara nuk duken të gatshme të lejojnë që Rusia ta rrisë praninë e saj edhe në Libi. Ndryshimi kursit në Uashington ka më shumë të ngjarë sa më shumë që lëvizjet e Moskës do të perceptohen si kokëshkreta. Për shembull, duket sikur Rusia po kërkon që të sigurojë kontrollin e disa puseve të rëndësishme petrolifere në jugun e vendit, siç përcillet nga organizma të pavarura: një fakt ky që ngjall preokupim të veçantë në Amerikë.

Duhet marrë në konsideratë mundësia konkrete se mos Libia bëhet një platformë nga ku Moska të mund të minojë drejtpërsëdrejti sigurinë europiane. Tashmë Rusia ka arritur një shkallë të lartë autonomie në vend, e favorizuar se ka qenë për Ḥaftar shumë më themelore nga sa gjenerali libian ka qenë dhe është për Kremlinin: prania ruse mund t’i mbijetojë kreut të LNA. Kjo autonomi e arritur i ka mundësuar Moskës të avancojë pretendimet e saj: ka rivendikuar portin, aeroportin dhe një bazë të madhe ushtarake në Sirte dhe al – Jufra. Komanda Amerikane për Afrikën (Africom) ka lëshuar tashmë alarmin mbi impaktin potencial të një pranie ruse të vendosur në mënyrë të përhershme në vende të tilla. Në rast se Russia do të instalonte sisteme të mbrojtjes ajrore në al – Jufra apo në Sirte, mund të shënjestrojë drejtpërsëdrejti avionët që janë në bazën ajrore të NATO në Sigonella. Veç kësaj, një infrastrukturë ushtarale detare në Sirte do ta shtrinte qartazi projektimin rus në Mesdhe.

Frenim i Rusisë dhe conflict management
Në këtë kontekst është e qartë se dialogu midis vendeve europiane dhe Rusisë sot është shumë i vështirë. Menaxhimi i rastit Navalny dhe përgjigja e policisë ndaj protestave në mbështetje të opozitarit të organizuara në qytete të ndryshme të Federatës e kanë çuar shkallën e besimit europian ndaj Rusisë në një minimum të ri. Veç kësaj, mossuksesi i regjistruar nga vizita e Komisionerit Europian në Moskë dhe trajtimi jo i mirë i rezervuar nga ministri Lavrov, që e ka quajtur Bashkimin Europian një «partner jo të besueshëm», sigurisht që nuk e kanë përmirësuar kuadrin. Ndoshta edhe në tentativën për të ndërhyrë në lëmshin diplomatik që vizita e tij, ka mundësi e keqpërgatitur, ka shkaktuar (disa kanë folur për një «poshtërim» në kuptimin e vërtetë të fjalës të Europës në Moskë), Borrell ka botuar një komunikatë për shtyp ku deklarohet se «ka mundur të konstatojë se bazat për dialog nuk ekzistojnë prej vullnetit të munguar rus».

Duke pasur parasysh premisat, në kapitullin libian është thelbësore që europianë dhe amerikanë t’i bashkojnë forcat për të ushtruar një pushtet shkurajimi ndaj Rusisë, duke e shtrënguar në një rol më marxhinal në Libi ose, të paktën, të pranojë zgjedhjet perëndimore. Prioritet nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian duhet të jetë ai i mbështetjes së procesit të drejtuar nga Kombet e Bashkuara dhe të punojë derikur qeveria e emëruar në shkurt të jetë autoritetin e nevojshëm për përgatiejn e zgjedhjeve të ardhshme, të parashikuara për dhjetorin e 2021. Kjo sjell mbylljen e institucioneve paralele në Libinë lindore dhe perëndimore, formalizimin e roleve konstruktive për Turqinë e për Egjiptin dhe shkurajimin e spoilers potencialë. Faktikisht duket qartë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë gjendje të përfshijnë në procesin politik dy aleatë historikë si Egjipti e Turqia, duke ua plotësuar disa kërkesa, ndërsa perspektivat e një negociate me Rusinë janë më të dobëta. Mbi të gjitha, ekzistojnë dyshime të konsiderueshme lidhur me impenjimin efektiv e palëve.

Ḥaftar dhe Rusia duket se përdorin dialogun ushtarak si mbulesë për forcimin e pozicioneve të tyre. Ḥaftar është i çinteresuar për çmilitarizimin e zonës së Sirte të sanksionuar në marrëveshje, duke qenë se mund t’i japë fund konfliktit dhe, për pasojë, ambicies së tij për të qeverisur. Njëkohësisht, edhe mercenarët rusë që kontrollojnë aeroportin Qardabija të Sirte e kanë penguar delegacionin e GNA që të ulen për të marrë pjesë në mbledhjen e paracaktuar. Kjo është perceptuar si një tregues se Moska do të vazhdonte t’u jepte prioritet interesave të saj pa i kushtuar vëmendje libianëve apo ndonjë procesi politik, siç ka bërë në vende të tjera strategjikisht të rëndësishme (portin detar të Sirte dhe bazën ajrore ushtarake të al – Jufra).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian do të duhet të përdorin kërcënimin e një lufte të re përreth Sirte (që mund ta tërheqë Turqinë dhe Egjiptin në një përplasje të drejtpëdrejtë) dhe mbi fortifikimin rus në Libi për të krijuar një konsensus të gjerë të brendshëm dhe ndërkombëtar lidhur me çmilitarizimin e qytetit. Vëmendja e rinovuar e Kombeve të Bashkuara në gjysmën e dytë e 2020 është forcuar edhe nga shfaqja e papritur e protestave në nivel kombëtar. Në fund të gushtut libianët kanë dalë nëpër rrugë në të gjithe vendin për të shprehur frustrimin e tyre ndaj falimentimit të shtetit dhe të një elite politike të korruptuar. Rrugëtimi i Kombeve të Bashkuara që ka rrjedhur është bazuar mbi një proces në shumë nivele që në vijë parimore kërkon të ndërtojë një sistem të unifikuar politik dhe të sigurisë, duke e çmilitarizuar Sirte për të reduktuar rrezikun e konfliktit. Procesi ka kërkuar të kooptojë aktorë të jashtëm influentë si Turqia e Egjipti dhe të izolojë ata që varen nga konflikti për të forcuar pozicionin e tyre, shih Rusinë. Veç të tjerash, duke mos i zëvendësuar akoma mercenarët me ushtarë të rregullt, Moska është në një pozicion të avantazhuar në këtë kuptim: nëse qeverisë libiane do i duhej që t’u kërkonte forcave ndërkombëtare ta çlirojnë terrenin, tërheqja e mercenarëve rusë nuk do të sillte një humbje «imazhi» për Rusinë, pikërisht pse mercenarët janë zyrtarisht nën udhëheqjen e kompanisë private Wagner dhe jo të Kremlinit. Përkundrazi, tërheqja e tyre do të demonstronte një vullnet bashkëpunimi që Moska mund ta luajë në kuadrin e marrëdhënieve më të gjera me Perëndimin.
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA