“Votat i bleva me euro, Edi Rama je legen”, gazetari i thur vargje Lefter Kokës

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në rrjetet sociale pasi Lefter Koka u tërheq nga mandati i deputetit. Dylgjeri ka ironizuar Kokën me vargje, “votat i bleva me euro miqësisht/ Ed Rama je legen… përfundimisht”…

Postimi i Dylgjerit në Facebook

Mu kujtuan ca vargje

Non – grata

Në politikë nuk kisha gisht,

Mandatin e dorëzova vullnetarisht,

Votat i bleva me euro miqësisht,

Ed Rama je legen… përfundimisht…

Lefter Koka mori mandatin si deputet i PS në Qarkun e Durrësit më 25 prill. Ai u akuzua se bleu votat dhe kërcënoi qytetarët që të votonin për të.

Koka u akuzua nga LSI se, po përdorej nga Edi Rama kundër kësaj force politike, ku vite më parë kishte milituar, jo vetëmsi si deputet, por edhe si ministër.