Deklarata e fortë e zyrtarit të Bashkisë: Drejtoresha e Veliajt bleu vota për Fatmir Xhafajn në zgjedhjet e 25 Prillit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Bashkisë së Tiranës, i cili shkruan se, drejtorët e “rilindjes” kanë blerë apo detyruar punonjësit të votojnë kandidatin e PS për deputet, Fatmir Xhafa.

Punonjësi i Bashkisë së Tiranës shkruan se, drejtoresha Valbona Ibrahimi i ka detyruar punonjësit të bëjnë fushatë, por dhe të blejnë vota për Fatmir Xhafën.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon drejtoreshen se blinte votat e Fatmir Droges, Xhafes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor, shpresoj te jeni mire. Jam nje zoteri qe punoj ne DKSHM ne bashki-ne e Tiranes, nje abuzim i patolerueshem i drejtoreshes Znj.Valbona Ibrahimi e cila te gjithe punetoret qe kemi per me shume se 10 vite punetore ne adiministrate na ka ulur ne pozicione deri ne sanitare e duke na levizur edhe jashte qytetit ne Kamez ka mbajtur afer vetes vetem njerez te Rilindjes. Nje nga ndodhite me te bukura eshte edhe kjo, E nderuara drejtoreshe ka perdorur te gjithe furnizimet e konviktoreve edhe na ka bere neve te bejme gati ndihma per fushaten e Fatmir Xhafes. Shprehet duke ngritur zerin se nuk i intereson fare se çfare ndodh per sa kohe Fatmir Xhafen eshte deputet. Vetem qe keto te duken gjithmone si njerz bamires ne kemi ndejtur jashte orarit te punes per te bere gati keto pako. Pervec ksaj per shkak te postit te saj arroganca edhe perdorja e te gjithe puntoreve ka bere shume ta lejne punen e shume te tjere te stresohen pafund. Ju lutem publikojeni si rast edhe anonim se me rrezikohet vendi i punes.