Messi debuton me PSG, pas ndeshjes lojtarët mbajnë radhë për të bërë foto

Ardhja e Messit në PSG duket se nuk i ka gëzuar vetëm tifozët parisien por të gjithë ata të Francës në përgjithësi, që tashmë shumë prej lojtarëve do të kenë fatin të luajnë kundër tij.

Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme, shumë lojtarë të Reims shkuan që të bëjnë foto me argjentinasin, ku ndër ta ishte edhe portieri i tyre, Predrag Rajkovic i cili dëshiroi që të ketë një foto djali i tij me yllin argjentinas.

Futja e Messit në fushë u mirëprit me duartrokitje të mëdha nga tifozët vendas, të cilët, megjithëse kundërshtarë, e brohoritën emrin e argjentinasit.

Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.

Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës

Leo Messi u transferua tek PSG këtë verë nga Barcelona me parametra zero, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare ku do të përfitojë rreth 30 milion euro në sezon.

E9 KXP9WQAgQEr4 600x360 1