Berisha: Një pyetje për argatin e serbomadhit Vuçiç!

Nga Sali BERISHA

Per padronin e Zografit Bis, Geobelsin e kasapit te Ballkanit Miloosheviç masakra e Raçakut eshte nje manipulim i Perendimit po per argatin e tij qe miraton me heshtje kjo masaker çfare eshte?

Ketu me poshte keni shkrimin per kete qendrim çnjerezor ndaj masakres se Raçakut te Presidentit te Serbomadhise Vuçiç, i cili e mohon ate njelloj siç mohon genocidin ciklik te serbve ndaj shqiptareve dhe genocidin e fundit te serbeve ndaj boshnjakeve.

Ish-ministri i Millosheviqit për propagandë: Todosijeviq u dënua sepse tha të vërtetën për Reçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviq, është dënuar “vetëm sepse ka thënë të vërtetën për Reçakun”.

Todosijeviqit, të martën, iu konfirmua dënimi me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

Lexo Edhe:

Ish-ushtari takon 3 italianët të cilët për pak sa i vrau gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në një video të postuar në Instagram, Vuçiq tha se “është shkelur rëndë e drejta e Todosijeviqit për gjykim të drejtë”, sepse, sipas tij, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë, Todosijeviq është dashur të gjykohet nga dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar.

Vuçiq tha se Todosijeviqit “i është shkelur brutalisht edhe e drejta për mendim të lirë”.