Berisha denoncon skandalin: Nis prodhimi i fshehtë i Bitcoin në Tiranë me interesin direkt të Edvinit, pse Çela përfundoi në spital

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, në një qendër të fshehtë në Shqipëri prej disa muajve ka filluar me interesin direkt të Edvinit prodhimi i fshehtë i Bitcoin, i cili duket se e kontrollon plotësisht këtë aktivitet ilegal për fitime të veta të mëdha. Berisha shkruan se, kjo qendër ndodhet në Tiranë dhe prodhohen 30 mijë euro në orë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mafja e Bitcoinit, Edvini, Ardian Çela dhe dajaku!

Miq, ne nje qender te fshehte ne Shqiperi prej disa muajve ka filluar me interesin direkt te Edvinit prodhimi i fshehte i Bitcoin, i cili duket se e kontrollon plotesisht kete aktivitet ilegal per fitime te veta te medha. Kjo qender ndodhet ne Tirane. Sipas qytetarit dixhital, makinerite e importuara kane nje kapacitet te fuqishem prodhimi prej 30000 € ne ore dhe kane nje konsum te madh te energjise elektrike. Pjese e ekipit te prodhimit thuhet se ishte edhe Ardian Çela. i cili kishte marre persiper furnizimin pa fature te energjise per fabriken e prerjes se monedhave te Bitcoin.

Por pasi elektriçist te zones e kane diktuar vrimen e zeze te energjise Çela ka bere sikur nuk ka ditur gje dhe ka urdheruar faturimin e energjise se konsumuar nga fabrika. Kjo ka qene shkaku per te cilin mafia e prodhimit ilegal te Bitcoinit te beje Çelen per spital dhe rende.

Qytetari dixhital njofton se Çela po mjekohet ne nje spital ne Vjene. Kurse Edvini ben sikur nuk ka ndodhur asgje. Prodhimi ilegal i Bitcoinit ne Tirane eshte aktiviteti me i ri mafjoz i narkoshtetit te Kreut te Meduzes ne Shqiperi. sb