Prokurori italian jep alarmin: Mafia shqiptare dominon në Europë, Shqipëria vend i korruptuar

‘Prej e pakta tre vjetësh them që në Evropë ka një mafie në lulëzim e sipër, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të korruptosh funksionarët publikë.

Nëse pastaj dal nga Shqipëria duke pasur tashmë fuqi ekonomike arrij të fuqizohem si mafie ndërkombëtare’.

Nicola Gratteri, prokuror i Republikës pranë Gjykatës së Catanzaros, gjatë mbrëmjes ‘La narrazione del Sud’ -event i organizuar në Scilla nga Fondazione Magna Grecia -luan rolin e Kasandrës: paralajmëron, parashikon lëvizje e mafieve ndërkombëtare, dizenjon strategjitë e tyre, por duhet kohë para se ta besosh.

‘Tani e dinë mirë se çfarë ndodh në zemër të Evropës dhe përpuqen të kuptojnë, na pyesin se çfarë duhet të bëjnë’, vazhdon. ‘E kur u thoshim atë që po ndodhte në Holandë, që mafia po blinte gjithçka që ishte në shitje, përse nuk na dëgjonin? Në këto vende të Evropës veriore janë shumë xhelozë për privatësinë, por kjo nuk ndihmon.

Mafiet kanë dalë për gjah e blejnë gjithçka që shitet. Është më fitimprurëse të investosh në zona të pasura. Mafia amerikanojugore për shembull investon në Evropë në vend që të investojë në territorin e saj, sepse këtu është më fitimprurëse.