Plagoset me armë një person në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shllak në Shkodër. Bëhet e ditur se, mëngjesin e ssotëm, një 72-vjeçar banues në Shllak është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Ai është plagosur me armë gjaku në krah, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Shkodër /Informacion paraprak

Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P.  72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.